LAJMI I FUNDIT:

Arrestime masive në protestat në Bjellorusi

Arrestime masive në protestat në Bjellorusi
Protesta në Minsk/Bjellorusi | Foto: Misha Friedman/Getty Images/Guliver

Policia në Bjellorusi arrestoi 633 persona në protestat e së dielës në këtë vend, njoftoi të hënën Ministria bjelloruse e Punëve të Brendshme.

Protestat kundër regjimit të Aleksandar Lukashenko u mbajtën në Minsk dhe qytete të tjera, për të katërtën fundjavë me radhë.

Dhjetëra-mijëra njerëz e sfiduan praninë e madhe të forcave të sigurisë, për të kërkuar dorëheqjen e presidentit.


Lukashenka mban pushtetin bjellorus qysh në vitin 1994. Ai është rizgjedhur president muajin e kaluar, por, sipas opozitës, zgjedhjet janë manipuluar.

Protestuesit, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe vëzhguesit thonë se policia po i shtyp brutalisht marshimet paqësore.

Dëshmitarët i thanë agjencisë ruse të lajmeve Interfax se arrestimet në Minsk kanë nisur pasi ka mbaruar tubimi dhe njerëzit kanë nisur të shpërndahen.

Disa pamje të shpërndara në internet kanë treguar njerëz të veshur me të zeza duke rrahur protestuesit me shkopinj.

Ministri i Punëve të Brendshme, Yuri Karayev, i mbrojti veprimet e forcave të sigurisë.

“Flasin për brutalitetin e policisë bjelloruse dhe unë dua ta them këtë: nuk ka asnjë polic më njerëzor, më të përmbajtur dhe me kokë më të ftohtë në asnjë vend të botës”, tha Karayev.

Një protestuese në Minsk, e cila u identifikua vetëm si Lyudmila, i tha BBC-së se demonstruesit nuk do të pengohen nga forcat e sigurisë.

“Ne përfundimisht nuk jemi gati të kthehemi në jetën që kemi pasur për shumë vite”, tha ajo.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, përsëriti thirrjen e tij për “dialog kombëtar gjithëpërfshirës”, duke thënë se “demonstratat masive në Bjellorusi tregojnë vendosmërinë e njerëzve për të arritur lirinë, të drejtat dhe demokracinë e tyre, përballë arrestimeve, kërcënimeve dhe dhunës”.

Të premten, udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya, e cila është strehuar në Lituani, kërkoi nga Kombet e Bashkuara që të ndihmojnë në ndalimin e shtypjes së protestuesve nga autoritetet.

Tikhanovskaya, 37 vjeçe, përfaqësoi opozitën kryesore të Lukashenkës në zgjedhje. Ajo hyri në garën presidenciale pasi burri i saj, Sergei Tikhanovsky, dhe një kandidat tjetër u burgosën.

Tikhanovskaya tha se kërkon t’i jepet fund dhunës policore, të lirohen të gjithë të burgosurit politikë dhe të mbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Muajin e kaluar, udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord që të vendosin sanksione ndaj zyrtarëve bjellorusë, të përfshirë në manipulimet e pretenduara në zgjedhje, brutalitet dhe burgosje të protestuesve. Sanksionet e sakta janë ende duke u përpunuar.

Raportuesja e posaçme e Kombeve të Bashkuara për Bjellorusinë, Anais Marin, tha se rizgjedhja e Lukashenkës president është “manipuluar plotësisht” dhe se “votat e njerëzve janë vjedhur”.

Marin e akuzoi policinë bjelloruse për “torturë”.

“Autoritetet duhet t’i lirojnë të gjithë të arrestuarit në mënyrë arbitrare. Qeveria po bën një luftë të çmendur kundër popullit të saj”, tha ajo.

Lukashenka i ka mohuar të gjitha akuzat për manipulim të votave. Ai i ka fajësuar disa vende të Bashkimit Evropian, sidomos Poloninë dhe Lituaninë, për përpjekje për të detyruar ndryshimin e regjimit.

Ai është zotuar se do ta mbrojë Bjellorusinë. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori