Site icon Telegrafi

Arrest për perversin që i ndalonte femrat me forcë dhe ua lëpinte shputat e këmbëve (Foto)

Akira Nishiyama nga Kyoto i Japonisë, është arrestuar pas raportimit se e kishte kapur një viktimë për këmbe dhe dhunshëm ia ka lëpirë shputat.

Burri 56-vjeçar, i kishte kërkuar asaj t’ia mbante pedalin e gazit, se kinse nuk po i ndizet makina, ndërsa më pas e ka sulmuar, transmeton Telegrafi.

Ai ia ka hequr dhunshëm këpucën dhe çorapen dhe më pas e ka kryer veprën perverse, por pa i shkaktuar ndonjë lëndim. Pas gjysmë ore, ai e ka falënderuar 20-vjeçaren dhe i ka thënë të largohet.

Ndërkohë, ajo ia ka dalë të filmoi një pjesë të këtij rasti dhe më pas i ka fotografuar edhe targat e veturës. Në këtë mënyrë, Nishiyama është ndaluar dhe arrestuar me lehtësi.

Megjithëse nuk e ka pranuar rastin dhe ka thënë se nuk mbanë mend asgjë, Policia dyshon se pikërisht ai është ‘’lëpirësi i shputave’.

Prej vitit 2012, shumë gra e kanë raportuar rastin e një njeriu që po kryen sjellje të tilla, por nuk kanë munduar ta identifikojnë. /Telegrafi/

Qyteti Kyoto në Japoni, ku ndodhi rasti pervers
Exit mobile version