Ikjet e fundit nga burgjet i kanë nxjerrë sot në një konferencë për media Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Ministrinë e Drejtësisë. Përfaqësues nga këto dy institucione folën rreth niveleve të sigurisë në qendrat korrektuese nga ku ikën Faton Hajrizi dhe Ujkan Metaj. SHKK dhe MD insistojnë se këto veprime të burgosurve janë largime dhe jo arratisje. Por njohës të legjislacionit kanë vlerësime të tjera.
Arratisje nga burgu e quante ikjen e Faton Hajrizit një ditë më parë ministri Xhelal Sveçla.
Megjithatë, në një konferencë për media të shtunën dolën në pah kundërthënie sa i përket terminologjisë.
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë, këtë veprim po e konsiderojnë si largim.
Largim po e quajnë edhe ikjen nga burgu i Dubravës të Ujkan Metajt, që ishte i dënuar me 11 vjet burgim për vjedhjen e një banke në Istog, ku kishte mbetur i vrarë një polic.
Raste të tilla, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu tha se ka pasur edhe në të kaluarën, e sipas tij, mund të ketë edhe në të ardhmen.
“Largime nga njësitë e qendrave korrektuese të tipit të hapur ka pasur edhe në të kaluarën dhe mund të ketë edhe në vazhdimësi, sepse këto institucione nuk i nënshtrohen kontrollit dhe masave të larta të sigurisë, për shkak se qëllimi i tyre është realizim i programeve avancuese ndaj të burgosurve që i nënshtrohen rehabilitimit dhe ri integrimit të tyre në shoqëri”, tha Sallahu.
Ikja nga qendra korrektuese e tipit të hapur, sipas Sallahut, nuk quhet arratisje por largim.
Mirëpo, me këtë vlerësim të tij nuk pajtohet avokati Xhevdet Smakiqi, i cili thotë se ligji nuk parasheh vepër tjetër pos arratisjes.
“Kodi Penal nuk njeh vepër penale të largimit nga Institucioni Korrektues dhe as vepër penale të largimit nga burgu të personit në vuajtje të dënimit me aktgjykim të formës se prerë dhe në pritje të dënimit me vendim te ligjshëm të gjykatës”, tha Smakiqi.
Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani tha në konferencë se Hajrizi dhe Metaj kanë pasur benificione për shkak të sjelljes së mirë.
“I dënuari Faton Hajrizi ka qenë i dënuar prej 25 vitesh, ai ka përfunduar 1/2 e dënimit në vitin 2019 dhe sipas legjislacionit në fuqi i dënuari i cili kalon 1/2 e dënimit, ka të drejtë ta kalojë vikendin në shtëpi. I njëjti për disa herë ka shfrytëzuar këtë mundësi, pra e ka kaluar vikendin në shtëpi por është rikthyer në burg, po ashtu i dënuari tjetër ka qenë i dënuar më 11 vite dhe i njëjti në janar të këtij viti e ka fituar të drejtën për ta shfrytëzuar vikendin në shtëpi”, tha ai.
Për të dy tha se do t’i humbin këto benificione kur të bien prapë në burg.
Kurse, Dibrani tregoni numrin e personave që kanë ikur nga burgjet e Kosovës gjatë 17 viteve të fundit.
“Nga viti 2007 deri më tani, përjashto qendrën me masa edukative për të miturit, në institucionet korrektuese, në institucionet e paraburgimit në qendrat korrektuese kemi 56 persona të cilët nuk janë kthyer nga vikendi apo janë larguar nga tipi i hapur, apo arratisur”, tha ai.
Përveç Hajrizit dhe Metajt, në kërkim nga Policia e Kosovës janë edhe Enver Sekiraqa dhe Marko Roshiq, të cilët nuk kanë zbatuar urdhrin e gjykatës për të vuajtur dënimin dhe janë në arrati./TV Dukagjini/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Dyshohet se shantazhoi një person për ta votuar Listen Serbe, policia jep detaje për rastin në Mitrovicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi