Konsumimi i një sasie modeste të arrave – nja dy grushte brenda ditës - mund të ju mbrojë nga kanceri i prostatës, sugjerojnë hulumtuesit amerikanë.
Russel Reiter autor nga School of Medicine në Universitetin e Shkencave Shëndetësore në San Antonio të Teksasit dhe kolegët e tij u kanë injektuar minjve me imunitet të dobësuar qeliza me kancer të prostatës.
Brenda tri deri në katër javë tumoret zakonisht fillojnë të rriten në një numër të lartë, thotë Reiter. Studimi krahasoi minjtë të cilët i ishin nënshtruar dietës me arra dhe atyre që nuk iu nënshtruan kësaj diete.
Studimi i publikuar në revistën për hulumtimin e kancerit “Cancer Investigation” gjeti që 3 nga 16 minjtë që kishin ngrënë dietën e pasuruar me arra kishin zhvilluar tumore të prostatës, krahasuar me 14 nga 32 minjtë të cilët nuk iu nënshtruan dietës në fjalë, ose 44 për qind.
Gjithashtu doli që madhësia mesatare e tumoreve në minjtë që kishin ngrënë arra ishte afërsisht sa një e katërta e madhësisë mesatare të tumoreve tek ata të cilët nuk iu nënshtruan dietës me arra.
“Ne kemi gjetur rezultate mahnitëse sepse ka pasur aq pak tumore në kafshët që kanë ngrënë arra dhe këto tumore janë rritur shumë më ngadalë sesa tek kafshët që nuk kanë ngrënë arra”, tha Reiter.
Ai po ashtu thotë: “Ne ishim absolutisht të befasuar se sa efektive ishte dieta me arra në ngadalësimin e rritjes së tumoreve të kancerit të prostatës së njerëzve”. Minjtë konsumuan dietën e përdorur zakonisht në studimet me kafshët, përveç arrave të cilat u bluan dhe u futën si pluhur.
“Sasia e arrave nuk ishte në përqindje të madhe në dietë, ajo ishte ekuivalente me ushqimin njerëzor rreth dy grushte, që nuk është sasi e madhe e arrave”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit