LAJMI I FUNDIT:

Armend Zemaj nuk e identifikon Albin Kurtin si hedhësin e gazit

Armend Zemaj nuk e identifikon Albin Kurtin si hedhësin e gazit

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj është duke dëshmuar në gjykimin ndaj deputetëve të opozitës ku është i përfshirë edhe Albin Kurti.

Zemja është përgjigjur ne pyetjet e prokurorit gjykatës dhe avokatëve rreth seancës së 8 tetorit 2015-të ku ishte hedhur gaz lotsjellës.

“Unë nuk kam pas as asnjë pengese personalisht dhe seanca është mbajtur” ka dëshmuar Zemaj


Ai ka pranuar se gazi lotsjellës është hedhur por ka mohuar ta ketë parë kush e ka hedhur.

Zemaj është pyetur nëse e ka parë Albin Kurtin në vendin ku është hedhur gazi.

“Në pjesën ballore pothuajse kanë qenë të gjithë deputet e opozitës e mes tyre edhe Albin Kurti” ka rrëfyer Zemaj.

Ai ka shtuar se në fillim nuk e ka ditur se tymi ishte gaz. “Fillimisht nuk e kam ditur që është gaz por në mua ska pas ndonjë efekt dhe kam qëndruar deri në fund” ka rrëfyer Zemaj.

Ai është ballafaquar me deklaratën e dhënë në polici ndërsa pyetje ndaj tij ka parashtruar edhe Albin Kurti. Ky i fundit ka kërkuar përgjigje nga Zemaj për motivin që i shtyu deputetët për të hedhur gaz por gjykatësi Kalludra nuk e ka lejuar këtë pyetje.

Deputetja tjetër Albulena Haxhiu ka vazhduar me pyetje për gjykatësin Kalludra duke kërkuar sqarime për ndalimin e mediave në seancë

“Arsyeja e ndalimit të mediave është transmetimi i drejtpërdrejtë që e kanë bërë hënën në mesditë” ka thënë Kalluda.

Seanca është duke vazhduar me pyetjet e avokatëve./Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori