LAJMI I FUNDIT:

Armend Thaqi zgjedhet ylli i javës së 11-të në Albi Mall Superligë

Armend Thaqi zgjedhet ylli i javës së 11-të në Albi Mall Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall , vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.

Çmimi i më të mirit për javën e 11-të i takon futbollistit të FC Ballkani, Armend Thaqi.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Rifat Nasufi (KFV KEK-u), Isuf Llumnica (KFV Kosova P) dhe Shyqeri Salihu (KFV Lipjani).


Armend Q. Thaqi u vlerësua si bartës i lojës së kampionëve në ndeshjen kundër Drenicës dhe si më i merituari që skuadra e tij iu shmang humbjes në Skenderaj. Thaqi, i cili po kalon në formë të shkëlqyeshme, realizoi golin e barazimit në minutën e 81-të.

Çmimi “Ylli i Javës” për Armend Thaqin e ndau Blerta Gashi, menaxhere e financave në Albi Online.

Thaqi, i cili me paraqitjet e tij ka shkëlqyer edhe në UEFA Conference League, ka shprehur besimin se në javët në vazhdim skuadra e tij do t’i radhisë fitoret dhe do të jetë sërish në kreun e tabelës.

“Ky çmim për mua është i rëndësisë së lartë, sepse Superliga e Kosovës është gara në të cilën unë jam rritur dhe jam zhvilluar si lojtar, dhe çdoherë kur shpërblehem për ndeshjet në këtë ligë për mua është kënaqësi e veçantë. Ballkani edhe këtë vit po tregon që është ekip i kompletuar dhe i konsoliduar, me synime të qarta që të jemi kampion sërish. Krahas kësaj për mua dhe për bashkëlojtarët e mi është nder që po e përfaqësojmë Kosovën dhe futbollin e saj denjësisht edhe në arenën ndërkombëtare”, tha Armend Thaqi për faqen zyrtare të FFK-së./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

La Liga
Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

La Liga
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Serie A
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Serie A
Kalo në kategori