Armend Thaqi ka thënë se pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore, ai u rikuperua dhe nuk e la vetëm Ballkanin në takimin ndaj Larne.
Kampioni i Kosovës fitoi 3-0 në ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës dhe shpreson që të kalojë në rrethin tjetër të garës.
“Kam ushtruar i vetëm thuajse gjatë gjithë javës. Kam qenë me ilaçe, infuzione”, ka thënë fillimisht mbrojtësi.
“Por, duhet t’i shtrëngojmë dhëmbët pasi janë ndeshje që nuk përsëritën. Është rezultat që na jep pak komoditet për ndeshjen e kthimit, por assesi nuk guxojmë të ndalemi”.
“Shpresoj që ne që ishim me grip të rikuperohemi dhe të jemi të gatshëm për ndeshjen e kthimit. Kundërshtari është ekip i rrezikshëm nga ndërprerjet”.
“Por e kemi rezultatin në dorë. Shkojmë që të kualifikohemi me rezultat më bindës. Shumë lojtarë kemi qenë të sëmurë”.
“Është fitore me shumë vlera, shumë e rëndësishme”, ka thënë më tej Thaqi. /Telegrafi/