Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, e ka mandatuar Millosh Vuçeviqin, ish-ministër i Mbrojtjes dhe udhëheqës i subjektit në pushtet, Partisë Progresive Serbe (SNS), për formimin e Qeverisë. Ai e zgjodhi aeroportin ushtarak të Batajnicës për të bërë prezantimin e mandatarit të ri të Qeverisë serb, prej ku edhe përçoi mesazhe luftënxitëse.
Ai bëri të ditur se në një të ardhme të afërt, Serbia do të blejë avionë të kombinuar luftarakë-bombardues, MIG 29 nga Rusia. Presidenti serb tha se “Më 20 prill, në Peshter, ne do të shohim veprimin e vërtetë të dronëve tanë për herë të pare”.
Vuçiq ka thënë se nuk kërcënon askënd, pasi sipas tij, ata që flasin për kërcënime zakonisht mendojnë se duhet të kërcënojnë dikë.
”Serbia nuk kërcënon askënd, nuk ka kërcënuar asnjëherë. Ne i dimë të gjitha problemet tona, e dimë se sa të dobët jemi, por e dimë gjithashtu sa më të fortë se sa ishim, por ky është realizimi ynë dhe është e rëndësishme që ne mund të përpiqemi ta bëjmë veten shumë të fortë dhe që askush nga mjedisi do të mendonte për këtë të kryente agresion ndaj vendit tonë”, ka thënë Vuçiq.
Mandatimin e Vuçeviqit për kryeministër të Serbisë nga aeroporti ushtarak në Batajnicë, sipas eksperti i sigurisë Drizan Shala ka një simbolikë, sepse është bërë nga një vend ku në vitet 1998/99 janë sjellë dhe janë varros dhe rivarrosë trupat e 720 shqiptarëve të vrarë në Kosovë dhe ishin fshehur në bazën e njësisë antiterroriste serbe.
“Pikërisht nga ai vend Vuçiq përçoi mesazhin se qëndron ende prapa veprimeve të ndërmarr nga shteti i Serbisë sa i përket spastrimit etnik të ndodhur në Republikën e Kosovës dhe në anën tjetër kjo tregon se kryerësi i krimit kthehet në vendin e krimit. Pra Vuçiq këto deklarata të shfrenuara të nacionalizmit serb i bën në vendet ku ka lidhshmëri me veprimet e ndërmarra kriminale përgjatë viteve 90-ta”, tha Shala, për EuronewAlbania.
Ai tha se jo rastësisht është mandatuar Vuçeviq për kryeministër, pasi ai është pjesë e klanit të Novi Sadit dhe kontrollohet nga Zvonko Veselinoviqi.
Veprimet e ndërmarra ushtarake në Kosovë nga grupi i Radoiçiqit ishte mbështetur dhe organizuar nga Millosh Vuçeviqi si ministër i Mbrojtjes, që kishte urdhëruar shefin e shtabit të Ushtrisë serbe, Mojsilloviqin që të ofrojë mbështetjen logjistike për grupin terrorist serb.
“Millosh Vuçeviq, si kryeminisitër, do të jetë një nga protagonistët për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Kur dihet se në mandatimin e tij për kryeministër ishte i pranishëm edhe Milorad Dodik, kjo e dëshmon faktin se konteksti i asaj që ka potencuar Vuçiq krijimin e ‘botës serbe’, po merr formën vizuale përmes ndryshimit të figurave kryesore”, tha ai, transmeton Telegrafi.
Ai duke komentuar deklaratën e Vuçiqit se më 20 prill do të ngrejnë dronët, tha se prezantimi i këtyre dronëve të prodhuara nga vetë ajo, për të dëshmuar militarizimin e Ballkanit.
Vuçiq tha se Serbia i di përparësitë dhe mangësitë e dronëve “Bayraktar”.
“Kur dihet se Kosova posedon dronët ‘Bayraktar’, Serbia është duke përgatitur kundërofensivë, në rast se do të kemi një ballafaqim të teknologjisë së fundit mes dronëve. Mangësitë e dronëve ‘Bayraktar’ tani i ka në dispozicion ushtrua e Rusisë përmes Azerbajxhanit, i cili është furnizuar me këta dronë nga Turqia)”, tha Shala, transmeton Telegrafi.
Deklarimet e Vuçiqit se Serbia po armatoset që të mbrohet, sipas ekspertit Drizan Shala, janë një përpjekje për kthimin e një Jugosllavie te re.
Shala duke komentuar paralajmërimin e Vuçiqit se do ta vizitojë Moskën në tetor, tha se presidenti serb vetëm zbaton politikat e presidentit rus.
“Politika e Vuçiqit është politikë e Putinit. Pra Vuçiqi është vetëm një zëdhënës i presidentit rus”, tha Shala.
“Vuçiq do të tentojë të zbatojë dhe ta kryeje obligimin shtetëror që ka marr nga presidenti Putin. Pra ai duhet të përmbushë bastin që është shpërndarë edhe nga mediat ndërkombëtare, nga presidenti Putin… Është një bast që Vuçiq duhet ta kryejë. Ky bast thotë se në terren do të ketë tentativë për ta destabilizuar Ballkanin Perëndimor. Pra do të kemi luftë. A do të kemi luftë në Kosovë, apo do të mbahet Kosova nën presion për të qëndruar faktori ndërkombëtar në raport Kosovë-Serbi, dhe luftë do të fillojë në Bosnje, kur dihet se Dodik tanimë ka thënë se hyrja e Bosnjes në NATO do të thotë prishje e Marrëveshjes së Dejtonit… Kjo do të reflektojë krijimin e një konflikt. .. Kosova do të përdoret si pikë e konfrontimit politik e luftarak. Nëse kjo nuk ndodhe atëherë mund të përdoret Mali i Zi.”, tha Shala, duke shtuar se çështja e Ballkanit Perëndimor është shumë komplekse. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës