Recension i librit të Orges Drançollit, Xhamitë me kube në Kosovë, botim i Institutit të Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë
Nga: Agron Islami
Këto ditë nga shtypi doli studimi i fundit me titull “ Xhamitë me Kube në Kosovë” i historianit të artit, Orges Drançolli, i cili fillimisht është përgatitur si disertacion doktorate në Universitetin e Stambolli – në një nga Universitetet më prestigjioze në botë për historinë osmane, përfshirë edhe artin osman.
Vepra e Orges Drançollit është studim monografik që merr në trajtim 11 xhami, monumente me vlera të larta artistike të ndërtuara gjatë periudhës së sundimit osman, 10 prej tyre deri në shek. XVII dhe një në dekadën e tretë të shekullit XIX. Vepra është ndarë në tre kapituj, përfundimin, shtojcën e cila përbëhet nga ilustrimet, bibliografia, burimet arkivore si dhe indeksi i emrave.
Ashtu siç e do tradita, autori librin e fillon me Parathënien, ku ofron të dhëna telegrafike mbi ndërtimet e objekteve arkitektonike me karakter profan në Kosovë, gjatë sundimit osman, siç ishin xhamit, mesxhidet, teqet, çarshit, hanet, karvansarajet, mullinjtë, sahat kullat, hamamet, çeshmet etj. objekte të cilat shpërfaqin ndikimin e stilit osman nëpër qytete të Kosovës. Në Hyrje parashtrohen shkurtimisht arsyet dhe motivi që e kanë nxitur për t’u marrë me një studim të tillë, ku evidentohen punimet e pakta të realizuara deri më tani mbi xhamitë klasike dhe neoklasike në Kosovën osmane. Autori tërheq vëmendjen edhe tek artistët dhe arkitektët shqiptarë të cilët krijuan këto vepra arti, të cilat megjithëse i takojnë artit të stilit osman, elementet vendase vërehen në pikturën dekorative të këtyre xhamive. Por, ky realitet jo gjithherë është piketuar nga ana e studiuesve, sidomos atyre ndërkombëtarë.
Kapitulli i parë fillon me informacione të përgjithshme të zhvillimit të artit që nga periudhat e hershme e deri tek ajo osmane, e cila karakterizohet me shumëllojshmëri të objekteve sakrale dhe profane të ngritura gjatë këtyre shekujve osman e që, sipas autorit, këto objekte kulturore janë provë materiale e shpirtërore që ndihmojnë të kuptojmë etapat e zhvillimit dhe të përhapjes së fesë islame te popullsia vendase, si dhe statusin e banorëve vendorë – meqë jo rrallëherë këta të fundit kishin qenë edhe donatorë të objekteve fetare dhe publike. Kështu, analizimi i këtyre objekteve shpërfaq vlerat dhe zhvillimin e artit të stilit osman në Kosovë dhe jo vetëm.
Kapitulli i dytë i është ndarë trajtimit të dëmtimit dhe shkatërrimit të këtyre objekteve nga ana pushteteve pas largimit të administratës osmane. Ky shkatërrim, me qëllim zhdukjen e këtyre objekteve artistike, u bë në mënyrë sistematike dhe në të shumtën e rasteve në emër të planifikimeve hapësinore e urbanistike, apo edhe nga mos ndjeshmëria e institucioneve komunale ndaj tyre. Por, pa dyshim, shkatërrimet më të mëdha u bënë në luftën e fundit në Kosovë. Në mesin e këtyre objekteve të shumta të shkatërruara nga ana e pushtetit serb, ishin edhe katër xhami me kube të cilat janë marrë në studim nga ana e autorit, siç është Xhamia e Bajrakut në Pejë, Xhamia e Llapit në Prishtinë, Xhamia e Hasan Agës në Rogovë të Hasit, Xhamia e Hadëmit në Gjakovë, si dhe çarshitë e qyteteve në Pejë, Gjakovë, Vushtrri etj. Fotografitë e këtyre objekteve e të djegura e shkatërruara janë dhënë në fund të këtij kapitulli dhe dëshmojnë dhe mbështesin të dhënat mbi çështjen e ngritur nga autori. Vlen të theksohet se autori në këtë kapitull ngre shqetësimin e vet në ndërtimet moderne që po bëhen në Kosovën e lirë dhe që këtyre të fundit ju mungon identiteti vendor, respektivisht gjuha që lidh të kaluarën me të tashmen dhe, si shembull i respektimit të kësaj tradite në të kaluarën, përmend objektin monumental të Prishtinë, Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” e cila është e mbuluar me 99 kube të bardha të madhësive të ndryshme që ngjasojnë me kubet e xhamive klasike që gjenden në qytet. Pra, kemi të bëjmë me arkitekturë ku gërshetohet e kaluara me modernen.
Në Kapitullin e tretë i cili përbën temën bosht të monografisë, trajtohen njëmbëdhjetë xhami të mbuluara me kube. Për secilin objekt, autori ndalet në historikun, karakteristikat arkitektonike, karakteristikat dekorative, si dhe gjendjen e tanishme të objekteve. Autori objektet i trajton nga prizmi i historisë së artit. Si burim kryesor për realizimin e studimit kanë qenë vetë objektet. Kësisoj, autori fakton gjendjen ekzistuese të objektit fetar. Po ashtu, studimet i plotëson me literaturën primare dhe sekondare që është botuar nga autorë të huaj dhe vendorë për secilin monument që trajtohet në këtë vepër. Xhamitë shoqërohen me paraqitjet teknike si dhe fotografitë e realizuar me iniciativën e vetë autorit.
Në përfundim, autori bënë përmbledhjen dhe jep karakteristikat e përgjithshme të xhamive klasike me kube në Kosovë. Po ashtu, ndalet në stilin e ndërtimit, aspektet planimetrike, konstruktive e artistike. Për më shumë, bën krahasime me xhamitë e tjera të rajonit. Njëherësh, autori prezanton dhe jep vlerësim të përgjithshme në lidhje me këto monumente sakrale njëhapësinore, gjë që shpërfaq kompetencën profesionale mbi tematikën e shtruar në këtë libër. Ajo që e bënë edhe më të veçantë për nga vlera shkencore këtë vepër, janë ilustrimet, respektivisht paraqitjet grafike mbi planimetrinë e xhamive të cilat janë trajtuar në këtë vepër.
Marrë parasysh faktin se vepra e fundit e autorit Orges Drançolli është studimi i parë që merr në trajtim xhamitë me kube në Kosovë, kjo përbën një kontribut të veçantë për artin e stilit osman, sikur edhe një model të mirë për studiuesit e rinj të cilët duan të merren me këtë lëmi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPema gjenealogjike e familjes së Skënderbeut
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Fjalë të urta angleze: Miku në pushtet është mik i humbur
GJUHA SHQYPE
Thënie të Platonit: Ky qytet është ai që është, sepse qytetarët tanë janë ata që janë!
Tipare të prozës poetike te Migjeni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë