Nga janari e deri në fund të nëntorit, janë arkëtuar rreth 25 milionë euro nga tatimi në pronë.
Drejtori i Departamentit të Tatimit në Pronë, në Ministrinë e Financave, Shkelzen Morina, beson se këtë vit do të mblidhen në tërësi tatimet e planifikuara.
Ai tha për Radio Kosovën se edhe pse ishte paraparë që këtë vit të fillojë mbledhja e tatimeve nga tokat bujqësore, kjo nuk ka ndodhur, ndërsa nuk pritet të fillojë as në vitin 2020.
Ndonëse ishte paralajmëruar se nga ky vit kosovarët do të paguanin tatim edhe për pronat bujqësore të papunuara, një gjë e tillë nuk ndodhi. Madje, pronarët e tokave bujqësore, taksa nuk do të paguajnë as vitin e ardhshëm. Drejtori i Departamentit të Tatimit në Pronë, në Ministrinë e Financave, Shkelzen Morina, tregon arsyet e mos fillimit të grumbullimit të këtij lloji të tatimit, që ishte paraparë me ligjin e ri.
“Edhe vitin 2020 nuk do të kemi tatim të grumbulluar nga tokat bujqësore, meqenëse Ministria e Bujqësisë është vonuar me nxjerrjen e udhëzimit administrativ. Pronat bujqësore që kultivohen, bazuar në Ligj, janë të liruara nga tatimi, mirëpo parashihet tatim për tokat që nuk punohen”, tha ai.
Radio Kosova ka pyetur në Ministrinë Bujqësisë se pse është vonuar me nxjerrjen e akteve nënligjore, të nevojshme për fillimin e implementimit të tatimit për tokat bujqësore, por nga e njëjta s’ka marrë përgjigje.
E, përderisa tokat bujqësore nuk do të taksohen as në vitin e ardhshëm, në arkën e shtetit, nga tatimi për tokat komerciale-industriale, këtë vit janë mbledhur rreth 1 milion euro, nga rreth 2.7 milionë sa do të duhej të paguheshin. Nga tatimi në pronë, deri në fund të nëntorit janë grumbulluar rreth 25 milionë euro, bën të ditur Shkelzen Morina.
“Deri në fund të nëntorit të hyrat që janë mbledhur nga tatimi në pronë janë diku rreth 25 milionë, në total, ndërsa, duke pasur parasysh që ngarkesa tatimore është diku rreth 28 milionë, mendojmë se do të realizohet pothuajse 100% plani i realizimit të planifikuar të të hyrave që e kanë paraparë komunat”, tha ai.
Drejtori i Departamentit të Tatimit në Pronë, në Ministrinë e Financave fton qytetarët që të paguajnë tatimin, pasi që siç thotë ai, taksat iu kthehen me investime e shërbime nga shteti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Posta Gjermane shkurton 8.000 vende pune

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa