Bordi i Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ende nuk e dinë zyrtarisht nëse Telekom Serbia ka shpreh interes ta blejë operatorin telefonik IPKO në Kosovë.
Anëtari i Bordit të ARKEP-it, Shqipërim Pula ka thënë se pas një takimi me përfaqësuesit e Telekomit Slloven si përfaqësues të shitjes së IPKO-së, është thënë se ka disa blerës të mundshëm në proces dhe është numër dy shifror, asgjë më shumë.
“Emrat potencialë të blerësve nuk na i kanë treguar. Ne si autoritet, ua e kemi bërë të qartë se në përfundim të fazës së dytë janë të obliguar të tregojnë emrat e kompanive potencial dhe pas kësaj ne do të njoftojmë institucionet përkatëse. Sepse, kemi të bëjmë me sigurinë kombëtare. Pra, përfaqësuesit e Telekom Sllovenia janë pajtuar që do të tregojnë emrat për t’u hetuar nga AKI dhe Agjencia për Intelegjencë Financiare se a është i pranueshëm për shtetin tonë”, tha Pula.
Këto komente Pula i ka bërë gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Ekonomi.
Pula nuk ka përjashtuar mundësinë që deri në nëntor ose dhjetor mund të përfundojë procesi i tretë dhe përfundimtar i privatizimit.
Anëtarja e Komisionit, deputetja Minoza Kusari-Lila ka thënë se ARKEP aktualisht është jo legjitim pasi nuk ka kuorum të Bordi i saj(vetëm katër anëtarë) dhe në këtë mënyrë nuk ka të drejtë ta udhëheq këtë proces.
“Çfarë autoriteti ka sot ARKEP të bisedoj me një përfaqësues të shitjes? Duhet të plotësohet ky bord për të qenë funksional pasi Shqipërim Pula flet në emër të ARKEP pa pasur legjitimitet”, tha ajo.
I shqetësuar me këtë proces është edhe deputeti Pal Lekaj, i cili ka kërkuar garanci nga ARKEP se asetet e IPKO nuk shkojnë aty ku nuk duhet, në këtë rast tek Telekom Serbia, pasi siç tha ai rrezikohet siguria kombëtare.
Ndërsa, anëtari tjetër i komisionit Hekuran Murati ka kërkuar qëndrim nga drejtues të ARKEP se në rast se do të jetë blerës i IPKO Telekom Serbia, a do të pantoheshin me këtë blerës?
Për këtë, Pula pati një përgjigje.
“Për aq kohë sa jam unë në ARKEP, në asnjë variant Telekomi i Serbisë nuk do të jetë blerës i IPKO. Nuk e themi këtë për patriotizëm”, tha Pula.
Ndërsa, Ferat Shala anëtar i Komisionit, ka pyetur se çfarë ndodhë në rast se mbetet ARKEP pa bord deri në dhjetor dhe shitja e IPKO bëhet në këtë muaj.
Megjithatë, edhe pse bordet pa mandat nuk mund të marrin vendime, Pula i është përgjigjur se do të mbesin anëtar në detyrë.
Bordi i ARKEP do të mbetet pa mandat nga 15 dhjetori. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht