Arkeologë britanik të interesuar për hulumtime në Maqedoni

Lokaliteti i Shkëmbit të Kostoperit edhe këtë vit është bërë atraksion i arkeologëve të disa universiteteve britanike, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për arkeologë nga universitetet e Southamton-it, Edinburgh-ut dhe Oxford-it, të cilët kanë kryer hulumtime në këtë lokalitet, në fshatin Nagoriçani i ri në Kumanovë.
Sipas hulumtimeve të deritanishme, në këtë lokalitet janë zbuluar mbetje vendbanimi të kohës së neolitit, kurse janë zbuluar edhe materiale të kohës së hekurit. Hulumtimet në këtë lokalitet janë të mbështetura edhe nga Ministria e kulturës e Maqedonisë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































