Ariu shpëtohet pas më shumë se një jave me kokën e bllokuar në një kavanoz plastik

Një ari i ri në Wisconsin është shpëtuar pasi koka e tij kishte mbetur e mbërthyer në një kavanoz plastik për disa ditë.
Ai ishte parë duke lëvizur në tri qarqe të ndryshme dhe kishte përshkuar mbi 80 kilometra.
Përpjekjet për ta kapur me kurthe dështuan për shkak të distancës së madhe që përshkonte çdo ditë.
Më në fund, zyrtarët e USDA e gjetën në një pronë private dhe e qetësuan me një shigjetë narkotike.
Kavanozi iu hoq me sukses dhe ariu u rikthye i palënduar në natyrë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































