Ariu 'bëri' mbi 400 selfie me një aparat fotografik

Rojet e Parkut Malor në Boulder (OSMP), Kolorado kanë vendosur një numër kamerash në një zonën prej 46 mijë hektarësh për të regjistruar lëvizjet e kafshëve.
Një ari kurioz dhe ‘fotogjenik’ vendosi të ‘bëjë’ një set fotografik teksa realizoi 400 selfie.
OSMP pasi publikoi imazhet e ariut, shumë përdorues thanë se ariu duhet të punësohet si model.
"Uau, ai është i mirë! Ai mund të bëhet model profesionist", ka shkruar një përdorues.
Kamerat gjithashtu mund të regjistrojnë video që zgjasin 10 deri në 30 sekonda. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































