Si një nga brendet më me perspektivë, me konceptin më unik të ushqimit të shpejtë të shëndetshëm (healthy fast food), Green & Protein i bashkohen edhe këngëtarja e njohur Arilena Ara dhe menaxheri i saj Popi Kola.
Ata tani drejtojnë dyqanin e parë të modelit “franchise” të Green & Protein në Tiranë, tek blloku, në Rr. Nikolla Tupe.
Arilena dhe Popi poashtu kanë plane të zgjërohen edhe në pika tjera në Tiranë, e më pas edhe në qytete tjera të Shqipërisë, duke ua sjellur klientëve tanë edhe më afër ushqimet e tyre të preferuara.
Arilena dhe Popi me vite ushqehen shëndetshëm dhe janë partnerët që më së miri pasqyrojnë vlerat e kompanisë sonë. Që të dy partnerët e rinj të Green & Protein, si Arilena ashtu edhe Popi kanë një axhendë shumë të ngarkuar dhe janë tërë kohën në lëvizje dhe gjithmonë kanë treguar kujdes ndaj shprehive së tyre të ushqimit, ku janë përkujdesur që të hanë sa më shëndetshëm dhe të kujdesen që marrin vlerat e duhura ushqyese.
Siç tanimë njihet ndër vendet ku gjithmonë mund të hash shpejtë dhe shëndetshëm dhe për shumë njerëz është vendi i tyre i preferuar për ushqim, Green & Protein tanimë gjendet në Prishtinë ku vite me rradhë ka arritur që të sjell një stardard të ri mbi ushqimin dhe pijet e shëndetshme.
Në Green & Protein, adhuruesit e ushqimit të shëndetshëm mund të gjejnë shumë pjata të shëndetshme, ushqime me mish, sallata vegane dhe vegjerariane, burrito, hamburger dhe ëmbëlsira të shëndetshme, smoothie e shumëllojshmëri në pije të frekëta dhe me plot vlera ushqyese.
Si kompani e dëshmuar më, Green & Protein përveç Prishtinës e Tiranës, tani synim kryesor ka zgjerimin e rrjetit të saj “franchise” edhe në vendet tjera të botës, me synimin që të bëhet brendi që më së miri e përfaqëson Kosovën, dhe të bëhet “Dua Lipa e brendeve të Kosovës”.