Mbrëmë (19 nëntor) ka qenë një prej netëve më të bukura në karrierën e këngëtares, Arilena Ara.

Artistja e njohur ka mbajtur koncert në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë për të promovuar albumin e saj të ri “Pop Art”.


Arilena për ta shoqëruar në skenë, ftoi edhe dy kolegët e saj me të cilët ka bashkëpunuar edhe në dy projekte muzikore, reperin Noizy dhe këngëtarin shqiptar me famë ndërkombëtare, Gjon’s Tears.

arilenaaraa 258456948 423760375998494 3747457101948533554 n Foto: Arilena Ara/Instagram

Në një atmosferë madhështore, skenë gjigante e fishekzjarr, në sheshin kryesor në Tiranë u mblodhën qindra fansa të këngëtares për të ndjekur nga afër përformancë live të saj.

arilenaaraa 258610066 642276923450056 3133719037503792586 n Foto: Arilena Ara/Instagram

Në një postim që ka bërë sot (20 nëntor), Arilena e ka quajtur koncertin e mbrëmshëm, si nata më e paharrueshme e jetës.

arilenaaraa 259207809 1559573011042669 8870724933226009267 n Foto: Arilena Ara/Instagram

“19 Nëntor, “POP ART” Festival në zemër të Tiranës, nën dritën e hënës me eklipsin më të bukur ndër shekuj! Me bekimin tuaj, ishte mbrëmja më e paharrueshme e jetës sime”, ka shkruar Arilena në mbishkrimin e fotografive të shkëputura nga koncerti.

arilenaaraa 259177295 961976391194892 5059583697843237736 n Foto: Arilena Ara/Instagram

Kujtojmë që në një konferencë të mbajtur për media menjëherë pas koncertit, këngëtarja ka deklaruar se e ftuar për të performuar me të në këtë mbrëmje ishte edhe këngëtarja nga Kosova, Dafina Zeqiri, por për shkak të angazhimeve tjera të saj jashtë vendit ishte e pamundur pjesëmarrja. /Telegrafi/

arilenaaraa 259081434 2741108509515802 2987646869258700735 n Foto: Arilena Ara/Instagram

arilenaaraa 258770898 1245794319236576 5517459979624895367 n Foto: Arilena Ara/Instagram