Ashtu siç kishte paralajmëruar, Arilena Ara ka lansuar mbrëmë ( mërkurë) këngën e re.

“Ke me mungu” mban titullin kënga, e cila është pjesë e albumit të katërt të artistes nga Shkodra.


Teksti është shkruar nga Ylli Limani, kurse për muzikën e producimin u përkujdes Fatjon Miftari.

Screenshot 14 6 Arilena Ara (Foto: YouTube)

Miksimi dhe masterizimi i këtij projekti ndërkaq u bë nga Darko Dimitrov.

Klipi i është besuar produksionit të njohur, “Imagine Films”.

Arilena mahnit me paraqitjen skenike duke iu përshtatur mjaft shumë edhe tematikës së këngës.

Nga “Pop Art” deri më tani solli: “Aligator”, “Murderer” në bashkëpunim me Noizyn dhe “Thirr Policinë” në bashkëpunim me Dafina Zeqirin. /Telegrafi/