LAJMI I FUNDIT:

Arijon Ibrahimovic flet për aventurën e tij te Frosinone: Ibra është një idhull i imi, shpresoj ta takoj

Arijon Ibrahimovic flet për aventurën e tij te Frosinone: Ibra është një idhull i imi, shpresoj ta takoj

Arijon Ibrahimovic, sulmuesi me prejardhje shqiptare dhe me shtetësi gjermane, ka dhënë një intervistë të thelluar për gazetën e njohur italiane “Corriere dello Sport”.

Në këtë bisedë, ai tregoi për emocionet e tij lidhur me transferimin e tij te skuadra e Frosinones dhe peshën e mbiemrit të tij të njëjtë me yllin suedez të futbollit, Zlatan Ibrahimovic.

Në kërkim të një sfide të re dhe një mjedisi që do t’i lejonte të tregonte aftësitë e tij në fushën e lojës, talenti nga Kosova u shpreh që ka ndjerë ndjenjë pozitive qysh në fillim të bisedimeve me zyrtarët e klubit italian.


“Kam qenë në kërkim të një vendi ku mund të zhvillohem si futbollist dhe të luaj rregullisht. Bisedat që kam pasur me drejtorin sportiv Angeloci, dhe me trajnerin, Di Francesko, më bindën që Frosinone është ambienti i duhur për të ndjekur këto ambicie”, u shpreh sulmuesi nga Prizreni.

Marca: Ibra e la futbollin te Milani, por një Ibrahimovic i ri po shkëlqen te Frosinone
Lexo po ashtu Marca: Ibra e la futbollin te Milani, por një Ibrahimovic i ri po shkëlqen te Frosinone

Megjithatë, për një futbollist me mbiemrin Ibrahimovic, ngjashmëria me Zlatan Ibrahimovic është e pashmangshme.

“Ibrahimovic është mbiemri që e mbaj me krenari – është trashëgimia e familjes sime. Por jam i vetëdijshëm që në botën e futbollit, ky mbiemër është bërë sinonim me ikonën, Zlatanin”, tha ai.

Zlatan Ibrahimovic është një model për shumë të rinj, duke përfshirë edhe Arijonin, të cilin e ka frymëzuar së bashku me legjendën tjetër të futbollit, Cristiano Ronaldon, të njohur si CR7.

Askush si Arijon Ibrahimovic këtë sezon në top pesë ligat evropiane, ndeshja ndaj Empolit për 17-vjeçarin ishte rekord ne vete
Lexo po ashtu Askush si Arijon Ibrahimovic këtë sezon në top pesë ligat evropiane, ndeshja ndaj Empolit për 17-vjeçarin ishte rekord ne vete

Arijon, i cili ende nuk ka pasur kënaqësinë të takojë personalisht idhullin e tij, shpreson se një ditë do të ketë mundësinë të ndajë një moment me Zlatanin.

“Do të ishte një nder i madh për mua të takoja Zlatanin dhe t’i shtrëngoja dorën. Ndoshta ajo mundësi do të vijë në një ndeshje kundër Milanit”, tha Arijon Ibrahimovic. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dardanët refuzuan të dalin në fushë, nuk vazhdoi ndeshja Rumani - Kosovë: Gjithçka çfarë ndodhi minutë pas minute

Dardanët refuzuan të dalin në fushë, nuk vazhdoi ndeshja Rumani - Kosovë: Gjithçka çfarë ndodhi minutë pas minute

"Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri" - Amir Rrahmani në konferencë për media

Përfaqësuesja e Kosovës
Cili do të jetë fati i ndeshjes nëse takimi ndërpritet përfundimisht - shpjegojnë rregullat e UEFA-s

Cili do të jetë fati i ndeshjes nëse takimi ndërpritet përfundimisht - shpjegojnë rregullat e UEFA-s

Përfaqësuesja e Kosovës
Tollovi pas konferencës – një zyrtar rumun provokon Edon Zhegrovën

Tollovi pas konferencës – një zyrtar rumun provokon Edon Zhegrovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Telegrafi sjell pamje nga momenti kur u ndërpre ndeshja Rumani – Kosovë

Telegrafi sjell pamje nga momenti kur u ndërpre ndeshja Rumani – Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës
“E turpshme, diçka e pazakontë” - Lucesacu kritikon lojtarët e Kosovës që lëshuan fushën

“E turpshme, diçka e pazakontë” - Lucesacu kritikon lojtarët e Kosovës që lëshuan fushën

Përfaqësueset
Kalo në kategori