Arijanet Muriqi ka thënë se strategjia e Kosovës ndaj Anglisë ishte e gabuar.

Portieri i Përfaqësueses tonë ka deklaruar pas humbjes 5-3 ndaj ‘Tre Luanëve’ se kanë zhvilluar një lojë të hapur dhe ishte e gabuar.


“Strategjia e kësaj ndeshje nuk ishte e mirë, pasi luajtëm me njërën nga kombëtaret më të mira në botë”, ka thënë Muriqi.

BersantCelinaangli Bersant Celina në ndeshjen ndaj Anglisë (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Ne provuam të luanim futboll, por kur luan me një kombëtare si Anglia, mund ta pësosh keq, por luajtëm mirë”.

“Bëmë disa gabime në mesfushë dhe luajtëm një lojë të hapur, por që në pjesën e dytë u këndellëm dhe nuk lejuam shumë hapësira”, ka shtuar më tej portieri i Kosovës

Pas kësaj humbje që është e para për Kosovën, kalojmë në pozitën e tretë me tetë pikë, ndërsa Anglia ka 12 pikë.  /Telegrafi/

telegrafi sport app