LAJMI I FUNDIT:

Arijan Ademi përfundon pezullimin, gati për ndeshjen me Skënderbeun

Arijan Ademi përfundon pezullimin, gati për ndeshjen me Skënderbeun

Dinamo Zagreb përforcohet me një futbollist shqiptar, përpara ndeshje me Skënderbeun, pasi Arijan Ademi e ka mbaruar pezullimin.

26-vjeçari, që ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te gjigantët kroatë, përfundoi pezullimin e dhënë nga UEFA, pasi rezultoi pozitiv në testet anti-doping.

Fillimisht pezullimi ishte 4-vjeçar, por kohëzgjatja u ul nga Apeli në 2 vjet.


Arijan Ademi është kthyer këtë të martë në stërvitje me skuadrën, ndërsa klubi ftoi të gjithë tifozët ta mirëprisnin lojtarin në seancën e zhvilluar në stadiumin Maksimir.

Paralajmërimi i klubit për kthimin e Ademit në stërvitje

Një mënyrë për t’i treguar mesfushorit me origjinë shqiptare, të lindur në Kroaci, por që prej vitit 2014 përfaqëson Maqedoninë në arenën ndërkombëtare, se ai mbetet një pjesë e rëndësishme e Dinamos së Zagrebit.

Mbetet për tu parë se çfarë do të vendosin stafi teknik dhe trajneri Cvitanovic rreth aktivizimit të Arijan Ademit, fillimisht në derbin përballë Rijekës, që do të luhet këtë të premte dhe më pas në ndeshjet “play off” përballë Skënderbeut, që do të luhen në datat 17 dhe 24 gusht.

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Premier League
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori