LAJMI I FUNDIT:

Arifi: Do t’i sjellim investimet e huaja në Preshevë, paraardhësit e mi e shkatërruan këtë komunë

Arifi: Do t’i sjellim investimet e huaja në Preshevë, paraardhësit e mi e shkatërruan këtë komunë

Zgjedhjet lokale të mbajtura më 24 prill në Republikën e Serbisë, respektivisht në Luginën e Preshevës, nuk mbeten pa befasi.

Preshevarët vendosën përmes votës së tyre, që komunën për katër vitet e ardhshme ta drejtoj një bashkëkombës i tyre, i cili ishte lindur dhe rritur në Gjermani.

40 vjeçari Shqipërim Arifi, është kryetari i ri i komunës më të madhe të Luginës, post të cilin thotë se do ta shfrytëzojë për t’ia kthyer dinjitetin dhe zhvillimin ekonomik komunës së Preshevës.


Arifi në një intervistë për Telegrafin ka thënë se e ka realizuar ëndrrën e tij të fëmijërisë, e ajo sipas tij, ka qenë që të kthehet dhe të kontribuoj për Preshevën.

“Unë kam lindur në vitin 1976 në Mannheim të Gjermanisë, dhe aty jam rritur dhe edukuar. Si çdo mërgimtar tjetër, edhe unë me prindërit dhe vëllanë tim kemi vizituar çdo vit Preshevën. Prindërit e mi më kanë edukuar, që jo vetëm të vijmë në vendin tonë për të kaluar pushimet verore,  por edhe nëse ndonjëherë është e mundur të kthehem dhe të kontribuoj për vendlindjen e të parëve të mi”, ka theksuar ai për Telegrafin.

Sipas tij, familja dhe preshevarët e kanë mirëpritur kandidimin e tij për të parin e komunës, sa që kjo ka ndikuar që ai të motivohet edhe më tepër.

“Aspekt tjetër që ka ndikuar që të forcohet lidhja ime me Preshevën, është edhe martesa ime më një femër nga Presheva, gjë e cila ka bërë që ta ofroj edhe më tepër ëndrrën që ta ndihmoj Preshevën, tash duke vendosur të jetoj në këtë qytet së bashku me familjen time”, ka shtuar ai.

Arifi ka theksuar se kur erdhi në Preshevë e gjeti komunën në një situatë të palakmueshme dhe pa perspektivë për të rinjtë, duke shtuar “se kjo gjendje ka ardhur si rrjedhojë e një pushteti lokal kriminal, që ka uzurpuar pushtetin vetëm e vetëm për të realizuar interesat e tyre familjare dhe të grupit të ngushtë partiak”.

“Në këtë situatë nuk kam mundur të rrijë duarlidhur, kinse asgjë nuk po ndodh. Dhe nga vullneti i madh për të kontribuar për të mirën e vendit tonë, së bashku me të rinjtë e tjerë, e nisëm rrugën për të ndryshuar këtë situatë, ku populli na mbështeti fuqishëm dhe korrëm suksesin e parë: larguam një pushtet kriminel dhe liruam popullin nga ta”, ka thënë ai.

Arifi ka thënë se problemet kryesore të komunës së Preshevës janë ekonomia dhe keqmenaxhimi i Komunës, duke shtuar se pushteti i mëhershëm nuk ka lejuar të zhvillohet ekonomia.

“Disa kompani të cilët e kanë mbështetur partinë në pushtet, kanë dëshiruar të mbajnë monopolin e tyre. Ndërsa na këtë komunë ka qenë edhe një atmosferë e papërshtatshme për investime të huaja. Politika për ta vazhduar jetën e saj, ka përdorur një  ‘patriotizëm folklorik’, dhe ka manipuluar vazhdimisht me emocionet e popullit për një  ‘Shqipëri të Madhe”, ka theksuar ai.

Sipas tij, ka pasur mosbesim tek investitorët e huaj, të cilët nuk besuan se mund të investojnë në Luginë të Preshevës, për shkak të mungesës së  stabilitet dhe profesionalizmit – dy shtyllat kryesore për të thithur investitorë.

“Ne tani me një politikë evropiane do të krijojmë pikërisht këtë atmosferë, dhe do të sigurojmë hapësirë që investitorët të krijojnë vende të reja të punës, gjë e cila për neve është patriotizmi më i madh i kësaj kohe. Menaxhimi i komunës ka qenë i barabartë më shtetet e Afrikës. Presheva nuk ka ujë të pijshëm, rrugë  të asfaltuara, rrjete energjetik, shkolla me banja normale, spital funksional, etj”, ka thënë ai për Telegrafin.

Arifi ka thënë se në Preshevë nuk ekziston asgjë në aspektin infrastrukturorë, duke shtuar “se së pari duke ndaluar hajninë e buxhetit dhe korrupsionin e theksuar partiak, duke larguar diletantizmin nga komuna, dhe më në  fund duke depolitizuar të gjitha institucionet publike, duke filluar nga komuna”.

“Zhvillimi ekonomik dhe menaxhimi profesional i komunës janë shtyllat kryesore që e bindin qytetarin e Luginës së Preshevës që të vazhdojnë të qëndrojnë  në Preshevë, vend të cilin të parët tonë na e kanë trashëguar.
Ne vetëm se kemi siguruar disa investitorë të huaj, si dhe kemi marrë premtimin nga mërgimtarët tonë në diasporë, të cilët do të investojnë në komunën tonë“, ka shtuar ai.

Sipas tij, komuna do të pajiset me njerëz ekspertë dhe profesionistë, që të realizohen sipas tij, projektet të cilët i kanë paraparë, në  të mirën e kualitetet e jetës në këtë komunë.

“Kjo strategji duale do t’ia mundësojë qytetarit tonë të krijoi një perspektivë  si ekonomike, por edhe jetësore për vendin tonë. Në këtë  formë ulim papunësinë, ndërtojmë kualitetin e jetës, stopojmë shpërnguljen dhe mbrojmë substancën e mbetur shqiptare në  këto troje”, ka thënë ai.

Arifi ka theksuar se “ne vetëm kemi vendosur struktura të qarta në diasporë,  duke krijuar degët tona të “Alternativës për Ndryshim” në Zvicër, Austri,  Gjermani dhe Belgjikë”.

“Gjithashtu ua kemi mundësuar nëpërmjet degëve, të inkuadrohen në  vendimmarrje në  kryesinë e përgjithshme të partisë dhe këshillit qendror. Do të thotë ne vetëm kemi krijuar infrastrukturën  për diasporën. Gjithashtu kemi paraparë që të hapim një zyre të diasporës përbrenda komunës, e  cila tani është në  shërbim të diasporës në  gjitha sferat. Interesimi është i madh nga diaspora të kontribuoj si në fushën e zhvillimit ekonomik të Preshevës, por edhe në aspektin intelektual dhe profesional”, ka theksuar ai.

I pari i Preshevës ka thënë se deri më tani diaspora është anashkaluar dhe është nënçmuar, duke injoruar sipas tij, potencialet e tyre.

“Por, tani është i pari i Komunës njëri nga ta dhe me siguri që kanë me rrjedhë shumë projekte për të mirën e popullit tonë”, ka thënë Arifi.

Ai ka thënë se deri më tani qeveria e Beogradit nuk ka treguar se është konstruktive, dhe se sipas tij, Beogradi nuk ka vepruar në të mirë të shqiptarëve  në Serbi.

“Kjo është njëra pjesë e perspektivës. Tjetra pjesë është që edhe pushtetet lokale në Luginë të Preshevës nuk kanë qenë të qartë, së pari me njëri tjetrin dhe pastaj edhe me qeverinë e Serbisë. Në Preshevë ka munguar një politikë e cila ia ka bërë të qartë Qeverisë së Serbisë, por edhe ndërkombëtarëve, që shqiptarët e dinë se si funksionon Evropa. Shqiptarët mund të bëjnë politikë profesionale, evropiane dhe unike në raport më Qeverinë e Serbisë”, ka thënë Arifi.

Sipas tij, përçarje politike në mesin e politikës shqiptare në Luginë të Preshevës, “e kombinuar me një korrupsion dhe hajni të lartë partiake, kanë qenë arsyet se pse ndërkombëtarët nuk kanë bërë presion të madh ndaj Qeverisë së  Serbisë, për t’i realizuar të drejtat e shqiptarëve”.

Ai ka thënë se në të ardhmen do të ketë një politikë unifikuese dhe profesionale, duke shtuar se “fitorja jonë ka shkaktuar që nga 6 parti politike në Preshevë, tani me vetëm 3 prej tyre të kenë fuqi”.

“Kurse të tjerat ekzistojnë vetëm si struktura, pa forcë politike. Fitorja jonë ka bërë që ndërkombëtarët të kenë shpresë, që në Preshevë mund të ketë ndryshime, shpresë kjo e cila rritë forcën tonë si shqiptarë përbrenda Serbisë”, ka thënë Arifi.

Ai ka thënë se fitorja e Alternativës për Ndryshim, ka shkaktuar presion tek Qeveria e Serbisë, e cila sipas tij, duhet të jetë e interesuar për të avancuar të drejtat e shqiptarëve, pasi që është në proces të integrimit në Bashkimin Evropian (BE). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori