Ajo është emocionuar tej mase gjatë koncertit të fundit të saj.

Teksa performoi këngët “Thank U, Next” gjatë turneut të saj “Sweetener”, pop ylli u shfaq duke qarë kur u përmend emri i ish të dashurit të saj.


Ariana filloi të qante në mes të skenës duke heshtur për disa sekonda, ndërkaq atë e rikthyen në skenë valltarët e saj.

Të hënën ishte gjashtë vjetori i lansimit të “The Way”, bashkëpunimit të Ariana Grandes me Mac Miller.

https://twitter.com/ArianaGrande/status/1110432282408554497

Më vonë gjatë performancës, ajo tentoi që të rikthehej fuqishëm, por arriti që të performonte mes lotësh.

Ariana Grande është një prej yjeve më të pëlqyera botërore. /Telegrafi/