Këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi të reja me bikini, duke treguar trupin e saj të përsosur.

Ramosaj, e cila ka kohë që është tërhequr nga skena muzikore, vazhdon të mbajë një prani aktive në rrjetet sociale, duke i mbajtur ndjekësit e saj të informuar për jetën e saj të përditshme.


Së fundmi, Argjentina ka shijuar disa ditë të mira pushimi në bregdetin e jugut të Shqipërisë, ku ka ndarë me ndjekësit disa fotografi atraktive në bikini, duke treguar format e saj trupore mbresëlënëse.

argjentinaramosaj 1722592803 3425679185977444874 243164898

Fotot kanë marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive nga fansat e saj, të cilët gjithmonë e mbështesin dhe admirojnë stilin e saj të jetesës.

Interpretuesja e hitit "Perfekt" dhe bashkëshorti i saj, Dukagjini, së bashku me djalin e tyre, Noah, janë zhvendosur prej kohësh për të jetuar në Londër.

argjentinaramosaj 1722592803 3425679185968917371 243164898

Pavarësisht angazhimeve të shumta dhe jetës në një qytet të huaj, Argjentina vazhdon të gjejë kohë për të ndarë me ndjekësit e saj momente të veçanta nga jeta e saj personale.

Edhe pse ka hequr dorë nga muzika për momentin, fansat e saj shpresojnë që ajo të rikthehet një ditë në skenë me projekte të reja muzikore.

argjentinaramosaj 1721651642 3417784156659269615 243164898

Ndërkohë, ata vazhdojnë të gëzojnë postimet dhe përditësimet e saj të rregullta në rrjetet sociale, duke ndjekur çdo hap të jetës së saj interesante dhe dinamike. /Telegrafi/

argjentinaramosaj 1722098854 3421535638600605283 243164898

argjentinaramosaj 1722671282 3426337509831973521 243164898 Foto: Argjentina Ramosaj/Instagram