Këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj, është shumë e pëlqyer dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo së fundmi u ka bërë me dije fansave në Instagram se ka hapur një llogari në TikTok, ndërsa i ka pyetur ndjekësit se çfarë do të donin që ajo të postonte për ta.
Ndër të tjerash, shumica e fansave kërkon video apo vlog nga jeta e përditshme, teksa Ramosaj ua bëri të ditur se përkundër faktit që është një person privat, do të mundohet që të ndajë diçka me ta nga jeta personale.
Në një fotografi të publikuar në një nga takimet e para me bashkëshortin e saj, Dukagjinin, një nga mikeshat e saj e cila ka qenë ndërmjetëse e njohjes mes tyre, i ka replikuar këngëtares në InstaStory duke ia kujtuar takimin e saj të parë me Argjentinën.
“O Zot unë e kujtoj këtë…ai ishte i çmendur pas teje. Ai më pas duke folur me ty, e më kërkoi t’i jap numrin tënd, pyeste prej nga je, ku jeton…Unë kurrë nuk do ta harroj kur ai tha: S’e ka njohur ende Dugin, se këtu ka me jetu masandej, e ashtu ndodh me të vërtetë. Dashuri në shikim të parë për Dugin…ju dua zemrat”, ka qenë mesazhi i mikeshës së saj.
Argjentina gjithashtu nuk ka hezituar të ndajë me ndjekësit edhe një nga fotografitë e realizuara në takimin e parë me Dukagjinin.
Nga kjo dashuri mes çiftit, fryt i tyre sot është një djalë, të cilin dyshja e kanë pagëzuar me emrin Noah. /Telegrafi/