LAJMI I FUNDIT:

Argjentina ia ‘vjedh’ Spanjës mbrojtësin fantastik të Mallorcas, e fton për ndeshjet e ardhshme kualifikuese

Argjentina ia ‘vjedh’ Spanjës mbrojtësin fantastik të Mallorcas, e fton për ndeshjet e ardhshme kualifikuese

Fituesit e Kupës së Botës, Argjentina, vazhdojnë përpjekjet e tyre për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror të  vitit 2026 gjatë pushimeve ndërkombëtare dhe përballen me beteja titanike.

Së pari, kombëtarja Albiceleste pret Uruguain më datë 17 nëntor, përpara se të udhëtojnë për t’u përballur me rivalët e mëdhenj Brazilin disa ditë më vonë.

Trajneri i ekipit kombëtar, Lionel Scaloni, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar, me Lionel Messin që është sërish emri kryesor i ekipit.


Megjithatë, është dikush i përfshirë për të cilin jo shumë njerëz jashtë Argjentinës do të jenë në dijeni, dhe ai është mbrojtësi i Mallorcas, Pablo Maffeo.

Maffeo, i cili ka lindur në Spanjë, por ka të drejtë të luajë për Argjentinën përmes nënës së tij, është një nga tre mbrojtësit e djathtë të përzgjedhur nga Scaloni, me ish-yllin e Sevillas, Gonzalo Montiel dhe Nahuel Molina të Atletico Madridit.

Me përjashtim të ndonjë lëndimi, Maffeo nuk ka gjasa të luajë në asnjërën ndeshje, por do të jetë një përvojë e jashtëzakonshme për 26-vjeçarin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori