Këngëtari i ri i skenës, Ardian Rexhepi, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

"Larg teje" mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit RnB.


Muzika është punuar nga Unix, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur Petro Xhori.

gjith2

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili i përshtatet mjaft mirë këngës.

Xhirimet e klipit janë kryer në Kotor dhe Budva të Malit të Zi.

Për anën vizuale të projektit është kujdesur Gëzim Hysenaj.

Ardiani tash e sa kohë është nën menaxhim të këngëtarit Blero, dhe pritet që në vazhdimësi të sjellë edhe shumë projekte tjera. /Telegrafi/