Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e Ardian Golës për kryetar të Komunës së Gjakovës.

Në prani të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, deputetit Glauk Konjufca dhe qindra qytetarëve e aktivistëve, Vetëvendosje tha se Gjakova është gati për hapin e madh përpara.


“Me profesor Ardian Golën dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!, do ta ngremë Gjakovën më lart se kurrë më parë,” thuhet në njoftim.

Gola, profesor universitar me përvojë të gjatë akademike, u vlerësua për “mendjen e ndritur, zemrën e madhe dhe vizionin e qartë për Gjakovën”.

Ai pritet të fokusohet në forcimin e arsimit, zhvillimin e kulturës dhe ekonomisë lokale, përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e mundësive për të rinjtë.

“Gjakova meriton udhëheqje që jo vetëm administron, por frymëzon. Që e kthen besimin dhe krenarinë qytetare,” u tha gjatë prezantimit të kandidaturës.

Sipas Vetëvendosje-s, Ardian Gola është kandidati i duhur për ta kthyer Gjakovën në një model zhvillimi e frymëzimi kulturor.

“Ky është momenti ynë. Ky është kryetari ynë. Ky është ndryshimi që Gjakova e meriton,” thuhet në njoftim. /Telegrafi/