Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, nuk po ndalon së sjelli projekte të reja muzikore.

Së fundmi, ai ka publikuar një këngë re në bashkëpunim me artisten e huaj, Helly Luv.


"Guns & Roses" titullohet kjo këngë e cila është ritmike, e zhanrit hip hop dhe RnB.

Producent i këngës është Kostas Karagiozidis, gjersa për tekstin janë kujdesur Ardian Bujupi, Helly Luv dhe MUMA.

ardian

Kënga është publikuar në kanalin YouTube me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Dubai.

Për anën vizuale të projektit është kujdesur Daniel Zlotin.

Ardian Bujupi kanë qenë shumë aktiv këtë vit me këngë të reja dhe koncerte të shumta. /Telegrafi/