Artistët e njohur të skenës muzikore, Ardian Bujupi dhe Ledri Vula, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Dyshja, të njohur për një sërë hitesh, tashmë kanë nisur xhirimet e këtij videoklipi.


Ata vijnë me plot stil dhe së fundmi u kanë prezantuar ndjekësve një pjesë të shkurtër nga kënga.

Screenshot 1 106 Foto: Screenshot/Instagram

“Gelato 01.07”, ka qenë përshkrimi krahas videos së shpërndarë me fansat në Instagram.

Besohet që do të jetë një vit veror dhe se do të pritet mirë nga publiku e admiruesit e muzikës së tyre.

Screenshot 3 66 Foto: Screenshot/Instagram

Ledri momentalisht po shijon suksesin e këngës së re “Narcos Albania” në bashkëpunim me Llunin si dhe të projektit solo “Monaco”.

Ardiani në anën tjetër rreth tri javë më parë lansoi këngën e re “Aventura” në duet me reperin Noizy. /Telegrafi/