Ashtu siç kanë paralajmëruar, Ardian Bujupi dhe Finem, kanë publikuar projektin e ri muzikor.

“Adrenalina” mban titullin kënga e dyshes së njohur, të cilën e kanë kompletuar edhe me klip.


Miksimi u realizua nga Unleaded, ndërsa për masterizimin është përkujdesur HP.

finem Ardian dhe Finem (Foto: YouTube)

Projekti tanimë po ashtu është lansuar në kanalin zyrtar të Bujupit në YouTube.

Ardiani nga ana tjetër po shijon suksesin e albumit të ri të quajtur “10/10”, me të cilin shënoi 10 vjetorin e karrierës në muzikë.

Projektet që përfshihen në album janë: “Rebela”, “Habibi” me Azzi Memo, “Versace”, “Warium” me Aylo, “Jump on it”, “Ka je Bonita” dhe “10/10” me Davide. /Telegrafi/