LAJMI I FUNDIT:

​Ardhja e opozitarëve serbë në Zveçan, ngjall tensione mes protestuesve

​Ardhja e opozitarëve serbë në Zveçan, ngjall tensione mes protestuesve

Përfaqësues opozitarë në Serbi, Aleksandar Jovanoviq, lider i Lëvizjes Ekologjike në Serbi, Mirosllav Aleksiq nga Partia Popullore dhe Danijela Nestoroviq, deputete në Parlamentin e Serbisë, kanë vizituar sot protestuesit në Zveçan, të cilët po protestojnë për të 26 ditë kundër prezencës së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë në veri.

Prezenca e këtyre opozitarëve ka ngjallur tensione në mes të protestuesve, me ç’rast mbështetësit e Listës serbe dhe ata të opozitës janë sharë e fyer verbalisht, ndërsa ka pasur edhe shtyrje mes tyre, shkruan kp.

Ata thanë para gazetarëve se kanë ardhur këtu për t’u solidarizuar me protestuesit, sepse gjendja e popullatës këtu është e njëjtë sikurse edhe e atyre në Serbi.


“Gjendja si në Kosovë është çdokënd edhe në Serbi. Qe 10 vite, nën udhëheqjen e këtij pushteti kjo gjendje është pothuajse kështu, andaj një ditë pushtetarët kanë me dhënë përgjegjësi për këtë”, thanë mes tjerash ata.

Opozitarët pas Zveçanit vazhduan për në veri të Mitrovicës, ndërsa mësohet se do t’i vizitojnë protestuesit edhe në komunat tjera në veri.

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori