Arda Turan huazohet për dy sezone te Galatasaray

Operacioni i largimeve prej FC Barcelonës nuk ka përfunduar ende.
Sipas RAC1, Arda Turan do të paraqitet në dy sezonet e ardhshme në Galatasaray duke përfituar nga fakti se tregu në Turqi mbaron të premten, më 8 shtator.
Trajneri i ekipit katalonas, Ernesto Valverde nuk llogaritë në shërbimet e turkut, i cili përfundimisht do të largohet prej Nou Campit.
Kur huazimi të përfundon, Turan do të vazhdojë të ketë edhe një vit kontratë me Barcelonën.
Theksojmë se reprezentuesi i Turqisë arriti te Barça në vitin 2015 pasi pagoi 34 milionë euro Atletico Madridin. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
08/09/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































