Arbëria me reagim të fortë pas humbjes nga Prishtina, akuzon gjyqtarin kryesor për dëmtim dhe vendosje të rezultatit

Arbëria nga Dobëraja ka reaguar me anë të faqes zyrtare pas humbjes në Superligën e Kosovës nga Prishtina.
Klubi nga Dobëraja u mposht me rezultat minimal 1-0 nga Prishtina në ndeshjen e javës së 11-të në Superligën e Kosovës.
Humbja e Arbërisë erdhi pas një penalltie të shënuar nga Enis Gavazaj, por kjo penallti dhe gjykimi në përgjithësi po kontestohet nga mysafirët.
Ata kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të reaguar për humbje, ku kanë thënë se gjykimi i Shpetim Murtezit ishte tendencioz dhe vendosi rezultatin në fund.
Arbëria ka shtuar se do t'i dorëzojë të gjitha provat tek organet kompetente.
Reagimi pa ndërhyrje i Arbërisë: KOMUNIKATE Në datën 04.11.202, në ndeshjen e xhiros së XI-te, të superligë së Kosovës në futboll ndërmjet FC Prishtina : KF Arberia, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” , ne si klub jemi jashtazakonisht të dëshpëruar dhe ndjehemi të dëmtuar ndaj referimit skandaloz dhe aspak professional në ndeshje. Pasi që analizuam mirë pamjet nga ndeshja e sotme ku u referuar një penallti në minuten e 10 nga gjygjtari I ndeshjes Shpetim Murtezi, e që në filmime dukej qartë që nuk kishte të bëntë fare me penallti, pasi që nuk pati fare kontakt për tu dhënë një e tillë. Ndersa ne minuten e 94 lojtari vendas bënë prekje me dorë brenda zonës së 16 metërshit ku qartazi duket prekja me dorë dhe dora ishte e hapur por gjygjtari heshti. Si mund të cilësohet një referim I till, përveç se referim skandaloz e tendencioz, I dukshem dhe I qart për tu parë. Në pjesen e parë të lojës, kishim 11 ndërhyrje të pa lejuara nga lojtarët e Prishtinës dhe 13 të tjera në pjesën e dytë.Totali 24 nderyrje, ndersa gjygjtarët nuk dhanë as edhe një karton të verdhë, përveç Pefqeli kur preku topin me dorë në min e 39. Gjygjtari I ndeshjës me këtë vendim dëmtoj rënd skuadren tonë, dhe ecurinë e lojës në tërësi, dhe rrjedhimisht kjo ndikoj drejtëpërsedrejtë në rezultatin përfundimtar. Me të vertetë kjo është shumë shqetësuese , ku ne si klub ndihemi tejetë të dëmtuar.























































