LAJMI I FUNDIT:

E kryer, Arbër Hoxha kalon tek Dinamo Zagreb

E kryer, Arbër Hoxha kalon tek Dinamo Zagreb

Sulmuesi kosovar Arbër Hoxha është shumë afër kalimit në elitën e kampionatit kroat tek gjiganti Dinamo Zagreb.

Lajmin për kalimin e Hoxhës në Kroaci e kanë bërë të ditur disa mediume të ndryshme kroate, të cilat thonë se transferimi i tij tek Dinamo tashmë veçse është punë e kryer.

Sipas mediumit kroat germanijak.hr, marrëveshja mes Dinamo Zagrebit dhe Slaven Belupos aty ku po luan aktualisht Hoxha është arritur dhe se zyrtarizimi pritet të bëhet nesër (e martë).


Mësohet se Slaven Belupo ka kërkuar rreth dy milionë euro për të liruar 25-vjeçarin dhe se tashmë klubet po diskutojnë detajet e fundit.

Në rast se nuk ka ndonjë ndryshim në momentet e fundit, Hoxha pritet që t’i bashkohet ekipit të ri në përgatitje ditën e mërkurë.

Këtë sezon Hoxha numëron 18 paraqitje me Slaven Belupon, ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë tri asistime.

Ai ka tri paraqitje me Kosovën ku ka shënuar një gol dhe debutimin e ka bërë në janar të vitit 2020./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Ndërkombëtare
Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Premier League
Tripleta 2024/25: Nëntë skuadra në garë që mund të kenë një sezon perfekt

Tripleta 2024/25: Nëntë skuadra në garë që mund të kenë një sezon perfekt

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori