LAJMI I FUNDIT:

Arben Vitia thotë se e ka gati ekipin qeverisës, flet edhe për koalicionet

Arben Vitia thotë se e ka gati ekipin qeverisës, flet edhe për koalicionet

Arben Vitia, kandidat për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje në një intervistë në “Përballje” në Telegrafi, ka folur për kandidaturën e tij, projektet dhe synimet që ai ka nëse zgjidhet si kryetar i kryeqytetit në garën e balotazhit që do të mbahet me 14 nëntor 2021.

Vitia nëse fiton garën, thotë se do ta ketë një ekip të jashtëzakonshëm profesionistësh në qeverisje.

“Ekip i jashtëzakonshëm me integritet të jashtëzakonshëm të dëshmuar në profesionet e tyre për shumë vite. Sot nuk mund t’i përmendi emrat e tyre pasi jemi dakorduar të mos behën publike emrat derisa të fillojmë punën. Janë kandidatë të jashtëzakonshëm në profesionet e tyre. Prej dy vitesh kam filluar diskutimet me ta”, tha ai në “Përballje”, përcjell Telegrafi.


Duke folur për garën e balotazhit, kandidati i LVV-së thotë se ende nuk ka ndonjë zhvillim sa u përket koalicioneve.

Vitia premton shtrirjen e Termokosit nga Tophanja në Breg të Diellit: S’do të ketë më ankesa se po na pengon filan ministri
Lexo po ashtu Vitia premton shtrirjen e Termokosit nga Tophanja në Breg të Diellit: S’do të ketë më ankesa se po na pengon filan ministri

“Ende nuk kemi diskutuar për koalicione. Natyrisht se në Lëvizjen Vetëvendosje koalicionet bëhen me miratimin e Këshillit të Përgjithshëm. Ne kemi qenë shumë të zënë në takime me qindra qytetarë. Kemi pasur takime me kategori të caktuara sociale, biznesore e jo vetëm dhe akoma nuk e kemi diskutuar këtë çështje. Besojmë se do të diskutohet kur t’i vjen radha”, deklaroi ndër të tjera Vitia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori