LAJMI I FUNDIT:

Arben Gecaj: Vetëvendosje është e krijuar të prodhojë vetëm konflikt

Arben Gecaj: Vetëvendosje është e krijuar të prodhojë vetëm konflikt

Të pakënaqurit e Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë pjesë të Fraksion+, Arben Gecaj dhe Fatos Aliu kanë folur rreth largimit të tyre nga Vetëvendosje dhe planet e tyre në politikë.

Gecaj theksoi se janë brezi i tretë që ka pasur probleme të brendshme në Vetëvendosje, mirëpo brezi i parë që ka guxuar të flasë.

Ai më tej ka thënë se Boiken Abazi ka qenë ai i cili ka fyer rëndë ish koordinatoren e VV-së në Skenderaj, Ajnishahe Halimit duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje i kishte paguar shërimin asaj, transmeton Telegrafi.


Gecaj foli edhe rreth përçarjes së bllokut opozitar, duke thënë se ka qenë i bindur që trinomi i krijuar në mes VV-së, AAK-së dhe Nisma-s nuk do të funksionojë.

“Kam qenë i bindur që ky trinom nuk do të funksionoj për shkak se Vetëvendosje është organizatë e cila është e krijuar vetëm të prodhojë konflikt”, ka thënë Gecaj në emisionin “Rubikon”, duke shtuar se VV-ja nuk është “engjëll”.

Ndërkaq Fatos Aliu ka përmendur të gjitha mundësitë që ish- subjekti i tij politik të ketë pasur ndikim apo mundësi ta rrëzojë qeverinë “Në kohën e VLAN-it, Vetëvendosja kishte shumë mundësi, pasi kishte shumicën parlamentare, mirëpo nuk ka pasur gatishmërinë”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori