"Aquaman and the Lost Kingdom" pati premierën të premten (22 dhjetor).

Filmi, me protagonist kryesor, Jason Momoan, nuk u prit mirë nga fansat e kritikët.


Në ShBA, ka grumbulluar 40 milionë dollarë gjatë katër ditëve të fundit - një pikë në oqean krahasuar me 205 milionë dollarë që kushtoi për ta bërë atë.

Screenshot 26 10 Jason Momoa në rolin e "Aquaman"

Është një krahasim i ashpër me filmin e parë - të publikuar në 2018 - i cili rrëmbeu në 67.8 milionë dollarë në ShBA dhe vazhdoi të fitojë pothuajse 1.2 miliardë dollarë globalisht.

Veç tij, tre filmat e tjerë që nuk u vlerësuan janë: "The Suicide Squad" (26.2 milionë dollarë), "Blue Beetle" (25 milionë dollarë) dhe "Wonder Woman" 1984 (16.4 milionë dollarë).

Screenshot 27 11 Amber Heard luan Meran, gruan e "Aquaman"

"Aquaman and the Last Kingdom është një nga filmat më të këqij të super-heronjve - është një nga filmat më të këqij ndonjëherë, pikë", tha një përdorues i internetit.

Nëse filmi dështon, do të jetë një fund i trishtuar i një epoke të trazuar për filmat me superhero.

Screenshot 28 11 "Aquaman"

"Aquaman 2" është i fundit që u publikua i 'DC Extended Universe" përpara se të rindërtohet plotësisht nga James Gunn dhe Peter Safran.

Filmi tjetër i tyre do të jetë i vitit 2025, "Superman: Legacy". /Telegrafi/

Screenshot 29 12 "Aquaman"