Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj thotë se po zhvillojnë hetimeve për organizimin e dorëheqjeve të policëve në veri.
Ai bëri të ditur se tashmë të gjitha dorëheqjet janë aprovuar nga Policia e Kosovës, për shkak të kalimit të afatit 30 ditor. Hodaj ka paralajmëruar inicimin e procedurave ndaj ish-zyrtarëve, pasi jo të gjithë kanë dorëzuar pajisjet.
Në intervistën për KosovaPress, Hodaj thekson se ka pasur edhe presione ndaj policëve serbë për të dhënë dorëheqje.
“Procesi i dorëheqjes apo aprovimi i dorëheqjes është një proces administrativ që zhvillohet në kuadër të Policisë së Kosovës. Mirëpo, ne kemi zhvilluar hetime dhe po zhvillojmë hetime sa i përket përgjegjësve që kanë organizuar mënyrën e organizuar të dorëheqjeve dhe presionit në disa raste që iu është bërë zyrtarëve policorë që të detyrohen të japin dorëheqje. Pasi kanë kaluar të gjitha afatet ku parashihet aprovimi i dorëheqjes prej momentit që paralajmëron dorëheqjen. Sigurisht që Policia na ka njoftuar që të gjitha dorëheqjet tashmë janë aprovuar për shkak të kalimit të afatit 30 ditor dhe tash shumica prej tyre nuk janë më pjesë e Policisë së Kosovës formalisht”, deklaron Hodaj.
Po ashtu, ai thekson se ka raste që përveç uniformës dhe armëve, nuk janë dorëzuar edhe pajisjet tjera të Policisë së Kosovës.
“Sigurisht që shumica e tyre i kanë dorëzuar pajisjet zyrtare të përfshira armë dhe pajisje të tjera. Ka raste, mund të ketë raste ku nuk janë dorëzuar të gjitha pajisjet dhe për këto raste do të iniciohet procedurë për shfrytëzim të pronës zyrtare shtetërore. Sigurisht që Policia e ka listën dhe e ka informacionin dhe do të iniciojë rast për secilin prej tyre, i cili nuk e ka dorëzuar pronën e institucioneve”, shton kryeshefi i IPK-së.
Hodaj sqaron se për këtë policia i ka regjistrat e ish-policëve serbë të cilët nuk kanë bërë një gjë të tillë.
“Ka informacione se jo të gjitha pajisjet janë dorëzuar, kryesisht armët janë dorëzuar me sa e di prej shumicës. Mirëpo, kjo është një pjesë që Policia e Kosovës i ka regjistrat dhe i ka informacionet më të sakta për shkak se i ka pranuar kërkesat për dorëheqje dhe i ka aprovuar dorëheqjet bazuar në procedurën që rregullon këtë çështje”, përfundon Hodaj për KosovaPress.
Muajin e kaluar, policë, gjyqtarë e punëtorë administrativë kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre për të kundërshtuar vendimin për targat. Paralajmërimet e Listës Serbe për largim nga institucionet u bënë pas suspendimit nga puna të drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës