LAJMI I FUNDIT:

Apple TV me AppStore të veçantë!

Apple TV me AppStore të veçantë!

“Sot do të jetë ditë e madhe. Shikoni prezantimin që fillon në ora 10:00 PT” thuhet pak a shumë në cicërimën e lëshuar sot nga llogaria e Apple, @AppStoreGames.

Bashkë me iPhone pritet të vijë edhe iPad i ri, ndërsa Apple thuhet se e ka bërë gati edhe versionin e ri të Apple TV që do ta ketë dyqanin e saj të ndarë të App Store.

Apple do ta lëshojë ngjarjen e saj live për prezantimin e iPhone, iPad, iPod touch, Mac, dhe gjeneratën e dytë dhe të tretë të Apple TV duke filluar nga ora 10 am Paqësor.

Për herë të parë në vite, përdoruesit e Windows do të mund të bashkohen për ta parë ngjarjen e Apple live, përmes shfletuesit Microsoft Edge në Windows 10.