LAJMI I FUNDIT:

Apple shet 3 milionë iPad për 3 ditë

Apple shet 3 milionë iPad për 3 ditë

Apple ka publikuar të dhënat e shitjes për iPad-in e ri, të cilin e ka lansuar të premten e kaluar. Sipas të dhënave të publikuara thuhet se Apple ka shitur më shumë se 3 milionë iPad për tri ditë, ndërsa në këta numra përfshihet iPad Mini dhe gjenerata e katërt e iPad.

Sipas Apple, kjo shifër është dyfishi i asaj që kompania ka arritur me modelin WiFi të iPad, pas javës së parë të lansimit të tij, edhe pse nuk janë dhënë detaje të sakta se sa njësi të këtij modeli janë shitur.

“Konsumatorët tanë anembanë globit e pëlqejnë iPad-in e ri dhe gjeneratën e katërt të iPad” ka thënë Tim Cook, drejtori ekzekutiv i Apple.

“Ne kemi thyer rekord të shitjes në fundjavën e parë pas lansimit të tabletit, dhe sot, praktikisht jemi jashtë stokut me iPad Mini. Ne jemi duke punuar shumë që të arrijmë të prodhojmë sasi të reja, për të plotësuar kërkesën e jashtëzakonshme” tha Cook.


Do të jetë interesante të dihet se sa iPad Mini, Apple ka shitur saktësisht, pasi që ky është modeli për të cilin është folur gjatë. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Teknologji

"Diçka shkoi keq, provoni ta rifreskoni", X jashtë funksionit për mijëra përdorues në mbarë botën

Teknologji
Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji
U prezantua kompjuteri me qeliza të trurit të njeriut

U prezantua kompjuteri me qeliza të trurit të njeriut

Teknologji
Kalo në kategori