Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple po planifikon një “iPhone kryesisht prej xhami, të lakuar” për vitin 2027.

Përveç ndryshimit të iPhone, Gurman përshkruan atë që tingëllon si një vit i madh për Apple, përcjell Telegrafi.


Ai përsërit raportet e kaluara se iPhone i parë i palosshëm duhet të dalë në 2027.

Po kështu do të prezantohen AirPods dhe Apple Watches të pajisura me kamera, thotë Gurman.

Ndër tjera, ai sugjeron se roboti shtëpiak i Apple do të vijë në vitin 2027.

Më në fund, Gurman shkruan se deri në vitin 2027 Apple mund të dërgojë një Siri të ri. /Telegrafi/