LAJMI I FUNDIT:

Apple krijon teknologji të lartë për makinat autonome (Foto)

Apple krijon teknologji të lartë për makinat autonome (Foto)

Për një kohë të gjatë ishte thënë se Apple është duke punuar në një veturë që vozitet vet, por zyrtarët i kanë hedhur poshtë këto pretendime.

Meqenëse industria e automobilizmit nuk iu është dukur e lehtë, kompania është duke krijuar teknologji që do t’ua ofrojë prodhuesve tjerë, transmeton Telegrafi.

Së fundmi, Apple ka krijuar sistemin VoxelNet, që ia mundëson veturës të jetë plotësisht autonome edhe në trafik të ngjeshur. Përmes kamerave të shumta, vetura arrin t’i identifikojë kalimtarët, makinat dhe objekte, ndërsa lëviz dhe iu qaset në afërsi me shpejtësi të ndryshme.


Platforma ndihmohet edhe nga LiDAR, që është baza e të dhënave, në kombinim të së cilës manovron pa shkaktuar ndonjë aksident.

Mirëpo, ky sistem që konsiderohet si më i avancuari te makinat autonome, ende nuk është testuar në trafik, ndërsa nuk dihet nëse është krijuar për ndonjë prodhues të caktuar. /Telegrafi/