LAJMI I FUNDIT:

Apple kërkon falje për reklamën e re të iPad Pro

Apple kërkon falje për reklamën e re të iPad Pro

Apple ka kërkuar falje për reklamën e saj të re për iPad Pro ku shtyp kamerat, librat dhe instrumentet muzikore.

Reklama e shpërndarë nga shefi ekzekutiv i kompanisë, Tim Cook, paraqet gjithashtu edhe mjete kreative si aparat diskografik dhe metronom teksa shtypen.

Ajo kishte për qëllim të tregonte gamën e gjerë të mjeteve për të cilat mund të përdoret iPad-i më i hollë ndonjëherë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.


Por, reklama u kritikua shumë, me aktorin Hugh Grant që tha se ajo shfaqte “shkatërrimin e përvojës njerëzore”.

Pse njerëzit janë zemëruar nga reklama e re e Apple për iPad?
Lexo po ashtu Pse njerëzit janë zemëruar nga reklama e re e Apple për iPad?

“Kreativiteti është në ADN-në tonë dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne që të dizajnojmë produkte që fuqizojnë krijuesit në të gjithë botën. Qëllimi ynë është të festojmë gjithmonë një mori mënyrash se si përdoruesit shprehen dhe sjellin idetë e tyre në jetë përmes iPad. Ne dështuam me këtë video dhe na vjen keq”, tha nënkryetari i Apple për marketing, Tor Myhren.

Ndërkohë, Adam Singer nga kompania teknologjike e reklamave AdQuick, e quajti videon “metaforën e përsosur” për epokën e sotme.

Ndryshe, shitjet e iPad ranë për 17 për qind gjatë periudhës janar-mars. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Po përgatitet

Po përgatitet "superkompjuteri më i madh në botë", konsumon energji elektrike në vit sa Sllovakia!

Teknologji
Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Teknologji
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Rrjeti social i Donald Trump është hakuar, ende pa u prezantuar për publikun

Rrjeti social i Donald Trump është hakuar, ende pa u prezantuar për publikun

Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Teknologji
Kalo në kategori