LAJMI I FUNDIT:

Apostolakis: Përpiqemi që Greqia të bëhet partneri strategjik kryesor i Maqedonisë së Veriut

Apostolakis: Përpiqemi që Greqia të bëhet partneri strategjik kryesor i Maqedonisë së Veriut

Siç raportojnë nga AIM, ministri i Mbrojtjes, Evangelos Apostolakis për gazetën greke “Real news” tha se “përpjekja e vendit tonë është që Greqia të bëhet partneri kryesor i Maqedonisë së Veriut”.

“Bindja ime është se thellimi i bashkëpunimit bilateral në mbrojtje dhe integrimet e Maqedonisë së Veriut në NATO, do të kontribuojnë në përforcimin e marrëdhënieve të ndërsjella dhe në përforcimin e ndjesisë së stabilitetit në rajonin më të gjerë në Ballkan, rajon i njohur për pasigurinë e vet. Institucionalizimi i bashkëpunimit ushtarak me Maqedoninë e Veriut me marrëveshjen e marrëveshjes konkrete, shërben interesave strategjike të Greqisë në rajon. Qëllimi ynë është të kontribuojmë në transformimin sistematik të forcave të armatura të vendit fqinj dhe të plotësohen standardet dhe kërkesat e Aleancës për standardizim”, thotë Apostolakis, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Mbrojtjes, Apostolakis sqaron se sipas marrëveshjes së nënshkruar me homologen e tij nga Maqedonia e Veriut, më 2 prill në Shkup, ekziston gatishmëri për bashkëpunim për trajnime, ushtrime, siguri cyber, arsim akademik dhe polici ujore “me qëllim ta përparojmë mbrojtjen bilaterale, por edhe të fillojë integrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO”.


“Angazhimi ynë është që vendi ynë të bëhet partner kryesor strategjik i Maqedonisë së Veriut. Natyrisht edhe Maqedonia e veriut ka disponim të bashkëpunojë me ne, diçka që përsëri u theksua nga kryeministri dhe ministrja e Mbrojtjes të vendit më 2 prill, dhe fuqimisht besoj se Greqia luan rol udhëheqës në Ballkan në nivel mbrojtjes, gjithmonë duke u bazuar në bashkëjetesën në paqe me shtetet tjera”, sqaron ministri grek i Mbrojtjes, Apostolakis./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Kalo në kategori