Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në një intervistë të fundit për emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka diskutuar në detaje përpjekjet dhe strategjinë e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Sipas ministres Gërvalla, Kosova ka pasur një plan të qartë dhe të detajuar që nga aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Në planin fillestar që kemi bërë kur kemi aplikuar për Këshillin e Evropës, plani ynë domethënë e kemi konsideruar të realizuar planin nëse gjatë vitit të parë arrijmë ta çojmë kërkesën nga Këshilli Ministror në Asamblenë Parlamentare,” tha ajo, duke shtuar se ky objektiv u realizua kur kërkesa e Kosovës kaloi nga Këshilli Ministror në Asamblenë Parlamentare në prill të vitit 2023.
Një tjetër sukses i rëndësishëm ishte përkrahja brenda Asamblesë Parlamentare.

Ministrja theksoi se “në vitin e dytë objektivi ynë ka qenë që të krijojmë përkrahje të madhe për kërkesën tonë brenda Asamblesë Parlamentare, gjë që është përmbyllur në këtë vit, në prill të këtij viti me një sukses të jashtëzakonshëm me 82 përqind të votave në favor të anëtarësimit të Kosovës”.
Gërvalla u shpreh se do të kishte qenë ideale po që se Kosova do të anëtarësohej në Këshill të Evropës pikërisht në 25 vjetorin e çlirimit.
“Nuk dua ta mohoj që kjo do të kishte qenë fantastike komplet,” shtoi ajo, duke theksuar se çdo hap i marrë deri më tani është brenda kornizave kohore të planifikuara.
Gjatë intervistës ministrja u është përgjigjur edhe kritikave lidhur me dërgimin e draftit të FES-it në Këshill të Evropës, dy ditë para takimit të Këshillit të Ministrave të KiE-së.
Ajo tha se asnjëherë nuk kanë ofruar që draftin e FES-it ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.
“Asnjëherë ne nuk kemi ofruar që draftin e FES-it ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese,” tha ajo, duke sqaruar se letra e saj përmbante një ofertë për të hartuar një draft autentik nga Republika e Kosovës, bazuar në disa prej parimeve të përmendura në draftin e FES-it.
“Unë asnjëherë nuk dërgoj letrat mija personale, sepse letrat personale unë i dërgoj miqve të mi. Unë e nis si ministre e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, brenda kompetencave të parapara me ligj, unë kam dërguar një ofertë për t’ua lehtësuar disa prej partnerëve tanë, të cilët kanë simpatizuar goxha me një ide të tillë”, tha Gërvalla.
Gërvalla nënvizoi se përpjekjet e Kosovës për anëtarësim nuk kanë qenë të lehta dhe kanë kërkuar angazhime të shumta diplomatike.
“Ne nuk kemi ndenjur duarkryq po jemi përpjekur të hapim dyer të ndryshme dhe të hapim shtigje të ndryshme,” deklaroi ajo. Ajo gjithashtu përmendi ofertat e bëra nga Kryeministri Kurti gjatë vizitës së tij në Berlin dhe letrat dërguar liderëve evropianë si Scholz, Macron dhe Meloni.

Gërvalla theksoi se procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është një sfidë komplekse dhe e gjatë, por se Kosova është e përkushtuar për të vazhduar në këtë rrugë.
“Ne si shtet i përgjegjshëm jemi të detyruar nëse partnerët tanë vazhdimisht përsërisin kërkesa të ngjashme, atëherë ne nuk mund të rrimë të presim Serbinë. Ne duhet të gjejmë një rrugë se si mund të lëvizim, as për të cenuar interesat e vendit tonë, dhe as për të injoruar tërësisht kërkesat e bashku,” përfundoi ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Osmani me ambasadorin e BE-së, diskutojnë për konstituimin e institucioneve të reja

Gordana Siljanovska-Davkova: Do të doja të gjenim një zgjidhje me Bullgarinë, do të ketë takime bilaterale

Vrasja e palestinezes në Tiranë, dyshohet se çifti hyri me dokumente false dhe emra të rremë

Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

"Trainkos" del me sqarim për largimin nga puna të një punëtori - i njëjti thuhet se ka refuzuar nënshkrimin e kontratës

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës