LAJMI I FUNDIT:

Aplikacioni Threads i Meta-s i disponueshëm edhe në Kosovë, ja si mund të regjistroheni

Aplikacioni Threads i Meta-s i disponueshëm edhe në Kosovë, ja si mund të regjistroheni

Meta ka lansuar më 5 korrik aplikacionin e saj Threads për të konkurruar me platformën Twitter, dhe që në orët e para të lëshimit janë regjistruar mbi 12 milionë përdorues.

Aplikacioni Threads është i disponueshëm edhe në Kosovë, dhe mund të regjistrohuni duke shkarkuar aplikacionin në iOS dhe Android. Ju gjithashtu mund të hyni nga faqja e saj e desktopit në Threads.net

Meta lanson aplikacionin Threads, mbi 10 milionë regjistrime që në orët e para
Lexo po ashtu Meta lanson aplikacionin Threads, mbi 10 milionë regjistrime që në orët e para

Threads siç është paralajmëruar edhe më herët, nuk do të jetë i disponueshëm për momentin në vendet e Bashkimit Evropian, për shkak të kushteve të rregullatorit irlandez, transmeton Telegrafi.


Platforma e re e Meta-s, që ka një ngjashmëri të madhe me Twitter-in, do t’u lejojë përdoruesve të bëjnë postime deri në 500 karaktere.

Threads është i lidhur bashkë me rrjetin social të kompanisë mëmë të Meta-s, Instagram.

Por si mund të regjistroheni?

Nëse aplikacioni nuk iu është shfaqur në dyqanet App Store dhe Play Store, atëherë mund ta gjeni përmes llogarisë tuaj ekzistuese në Instagram.

Fillimisht duhet të hyni në llogarinë tuaj në Instagram, të shkoni tek profili juaj dhe në anën e djathtë lart, duhet të klikoni tek butoni me tri vija.

Aty, në mesin e shumë opsioneve do të shihni edhe logon e aplikacionit Threads dhe duhet të klikoni në të dhe do t’ju shpie në mënyrë automatike tek aplikacioni në dyqan.

Më pas duhet ta instaloni. Pasi ta keni bërë këtë dhe keni klikuar në aplikacion, Threads do t’ju pyes nëse doni ta lidhni me të njëjtën llogari që keni tashmë në Instagram, apo të krijoni një llogari të re.

Më pas platforma do t’ju pyes nëse dëshironi të mbani të njëjtat llogari që ndiqni, me opsionin “Follow all”.

Personi, i cili dëshiron t’ju ndjekë do të duhet të dërgojë kërkesën tek ju. /Telegrafi/

Ne rast se bëheni pjesë e kësaj platforme, iu ftojmë të na ndiqni duke klikuar këtu.