LAJMI I FUNDIT:

Apeli merr vendimin për Berishën, rrëzon kërkesën për pjesëmarrje në seancën plenare të Kuvendit

Apeli merr vendimin për Berishën, rrëzon kërkesën për pjesëmarrje në seancën plenare të Kuvendit

Apeli i Gjykatës së Posaçme GJKKO merr vendimin për ish-kryeministrin Sali Beirsha duke rrëzuar kërkesën e bërë më herët që atij t’i mundësohet marrja pjesë në seancat plenare.

Avokati i Berishës Genc Gjokutaj tha “ata nuk pranojnë në mënyrë absolute, kërkojnë që të trajtohet si një njëri i thjeshtë pa marrë parasysh mandatin e tij”. Avokati shtoi se ky vendim ishte i pritshëm.

“Ky është një ogur i zi për drejtësinë dhe për shoqërinë, sidomos për rastin konkret për të cilin flasim. Të tallesh me mbrojtjen me institutin e mbrojtjes, me kushtetutën e Shqipërisë, të tallesh me ligjin procedural penal dhe të thuash nga ora 9-10 hajdeni në 3 e gjysmë e të japësh dispozitivin në vendim të paarsyetuar, këta kanë një guxim të çartur.


Ne e prisnim këtë rrëzim, sot u vërtetua shkelmimi i Kushtetutës nga Gjykata e Apelit, këta kanë shkelur kushtetutën e Shqipërisë sepse zoti Berisha nuk është një punëmarrës, ai trajtohet nga Kushtetuta e Shqipërisë në rastet kur mandati mbaron apo ndërpritet. Kërkesa për dhënien e lejes për të vajtur në Kuvend është një kërkesë e pjesshme”, tha për mediat Genc Gjokutaj.

I pyetur nëse ia rrezikon ky vendim mandatin e deputetit ish-kryeministrit Berisha, avokati Gjokutaj u përgjigj:

“Në pikën e fundit të dispozitës flitet për mbarimin e mandatit. Zoti Berisha nuk mungon në Kuvend pa arsye, dispozita kërkon arsyen. Nëse do të quhet arsye çartja e SPAK-ut atëherë do të shikojmë se çfarë do ndodh”, tha avokati Gjokutaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori