Anxhelina Hadërgjonaj është ndër artistet më të dashura për publikun shqiptarë.

Ani pse ka vite që ajo nuk është aktive në prurjet muzikore, me postimet e përditshmërisë ajo merr shumë vëmendje.


Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka ndarë disa imazhe nga paraskenat e klipit të ri.

Bëhet fjalë për këngën “Precious”, që do të lansohet me 11 dhjetor në të gjitha platformat digjitale.

Postimi i saj mori sërë komente nga fansat, të cilët mezi presin që ajo të sjellë prodhimtarinë e saj muzikore.

anxhelina 127331024 156652372818013 2724816012985105193 n Foto: Instagram

Vlen të përmendet se Axhelina po kthehet në industrinë muzikore pas nëntë vitesh. /Telegrafi/

anxhelina 128962165 1074018006360894 7518677931288752190 n Foto: Instagram