Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, ka nisur pushimet prej disa ditësh dhe si destinacion ka zgjedhur ishujt Malidve.

Artistja, e cila numëron 200 mijë ndjekës në rrjete sociale, po vazhdon t’i azhurnojë me fotografi e video të ndryshme.


Bukuroshja kësaj radhe ka ndarë disa fotografi të tjera tërheqëse, në të cilat ka vënë në fokus linjat trupore.

anxheee Anxhelina Hadërgjonaj (Foto: Instagram)

Ajo ka publikuar një ‘selfie’ me një palë bikini të markës ‘Fendi’, gjersa në imazhin tjetër shfaqet e veshur me të njëjtin brend në një biçikletë.

Komplimentet kanë qenë të shumta krahas imazheve, që për pak orë kanë grumbulluar mijëra pëlqime.

Anxhelina në anë tjetër po shijon suksesin e projekteve të reja, marrë parasysh që gjatë vitit që lamë pas është rikthyer pas një kohe të gjatë në skenë.

"No Drama" është realizimi i fundit i Hadërgjonajt i lansuar në fund të janarit të këtij viti. /Telegrafi/