Anxhelina Hadërgjonaj ka shkëlqyer në evenimentin ODA në Tiranë, ku ishin të pranishme shumë bukuroshe shqiptare.

Për këtë ngjarje, vajza e këngëtares Albërie Hadërgjonaj kishte veshur një fustan të zi, të gjatë, i cili vende-vende ishte transparent.


anxhelina1 (Foto: Instagram/Anxhelina)

Natyrisht se dukja e saj u ka rënë në sy fansave të saj, të cilët e kanë pëlqyer shumë dhe i kanë kushtuar vëmendje fustanit të zgjedhur nga Anxhelina.

anxhe (Foto: InstaStory/Anxhelina)

Fustani njihet si 'Argentina Gown' dhe është pjesë e koleksioneve të dizajnerit Walter Mendez.

argen1 (Foto: WalterCollection)

Në faqen e këtij dizajneri, ky fustan e ka çmimin 3.995 dollarë (3.261 euro).

Në këtë eveniment, Anxhelina është shoqëruar nga Beatrix Ramosaj dhe modelja e njohur Vildane Zeneli.

anxhel (Foto: Instagram/Anxhelina)

Në profilet e tyre në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi e përbashkët e tri bukurosheve. /Telegrafi/